Kronika 1 January 2026, 08:46 Nga VNA

Fillimi i vitit i shoqëruar me incidente nga fishekzjarrët, 20 të lënduar në gjithë vendin

Ndaje në Whatsapp
Fillimi i vitit i shoqëruar me incidente nga fishekzjarrët, 20 të

As ky fillimvit nuk ka nisur i qetë, pasi festimet për ndërrimin e viteve janë shoqëruar me incidente të shumta nga përdorimi i fishekzjarrëve.

Deri në orën 01:30, në rang vendi janë raportuar gjithsej 20 persona të lënduar si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve. Sipas të dhënave paraprake, të gjithë të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mes tyre është edhe një e mitur 13-vjeçare, e cila ka pësuar gërvishtje në parakrah. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një plumbi qorr në zonën e Vaqarrit.

Sa i përket shpërndarjes gjeografike të rasteve, 16 prej tyre janë regjistruar në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes dhe respektim të rregullave të sigurisë, veçanërisht gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme