Kronika 27 August 2025, 08:39 Nga VNA

Fier, arrestohen tre të kërkuar për trafik droge dhe organizatë kriminale, pritet ekstradimi në Itali

Ndaje në Whatsapp
Fier, arrestohen tre të kërkuar për trafik droge dhe

Arrestohen tre të kërkuar nga Forca e Posaçme Operacionale. Në pranga përfunduan Kledis Shermadhi, Ardit Mehdiu dhe Emiseldo Fasko.

Tre të kërkuarit u identifikuan dhe arrestuan në Fier për qëllime ekstradimi drejt Italisë.

“Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Riminit, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Maksimumi i dënimit: 10 vjet burgim.

Ata akuzohen se gjatë periudhës qershor-dhjetor 2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë blerë sasi të mëdha droge, me qëllim shitjen në qytetin e Riminit”, njoftoi policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tyre në Itali.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme