Kronika 7 April 2026, 14:10 Nga VNA

Blegtorët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë: “Po falimentojmë”, qeveria premton rishikim… në shtator

Ndaje në Whatsapp

Blegtorët në protestë para Ministrisë së

Blegtorët shqiptarë po paralajmërojnë falimentimin, ndërsa qeveria u kërkon të presin edhe disa muaj të tjerë.

Anëtarët e shoqatës “Blegtorët Prodhues të Qumështit” protestuan përpara Ministrisë së Bujqësisë kundër skemës kombëtare të bujqësisë për vitin 2026, duke e cilësuar atë të pamjaftueshme dhe larg premtimeve që, sipas tyre, u ishin bërë më parë.

Pas protestës, ministri i Bujqësisë Andis Salla dhe ministri i Financave Petrit Malaj zhvilluan një takim rreth dy orë me një përfaqësi prej 10 blegtorësh. Nga takimi mësohet se qeveria ka pranuar që skema të rishikohet… por vetëm në shtator.

Për blegtorët kjo përgjigje është e papranueshme.

Sipas tyre, sektori i blegtorisë po përballet me kosto gjithnjë e më të larta dhe mungesë mbështetjeje reale, ndërsa subvencionet mbeten shumë më të ulëta se në vendet e rajonit.

Në pankartat e mbajtura gjatë protestës shfaqeshin thirrje si: “Stop importit të qumështit”, “Formalizoni tregun e bulmetit” dhe “Bojkotoni firmat serbe”.

Protestuesit thonë se skema e re e bujqësisë nuk përfshin mbështetjen që u ishte premtuar, ndërsa një nga masat që është hequr është edhe nafta pa taksa për fermerët.

“Kërkojmë subvencione si gjithë rajoni. Kemi 7-8 herë më pak subvencione sesa vendet përreth. Me kë duhet të konkurrojmë ne?”, u shprehën ata.

Një nga kërkesat kryesore është rikthimi i naftës pa taksa për bujqësinë, ose një rregullim i taksës së qarkullimit për fermerët.

Blegtorët theksojnë se çmimi i karburantit është bërë i papërballueshëm për aktivitetin e tyre.

“Nuk prodhohet asgjë në këtë vend me 230 lekë nafta. Ne kemi fikur traktorët sepse nuk e përballojmë dot”, u shpreh një nga protestuesit.

Përveç kostove të karburantit, fermerët përmendin edhe çmimet e larta të ushqimit për bagëtitë, informalitetin në treg dhe TVSH-në e pabarabartë si faktorë që po e vështirësojnë mbijetesën e sektorit.

Ata kërkojnë gjithashtu ngritjen e një bordi për produktet bazë të shportës dhe krijimin e një laboratori për sigurinë e produkteve ushqimore.

Ndërsa qeveria kërkon kohë deri në shtator për të rishikuar skemën, blegtorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave.

“Nëse nuk dëgjohemi, do të dyndemi në rrugët e Tiranës me traktorët tanë, bashkë me lopët”, paralajmëruan ata.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme