Kronika 12 September 2025, 16:36 Nga VNA

FBI konfirmon arrestimin e vrasësit të Charlie Kirk: Familja bëri gjënë e duhur

Ndaje në Whatsapp
FBI konfirmon arrestimin e vrasësit të Charlie Kirk: Familja bëri

Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka konfirmuar se autori i dyshuar i atentatit me snajper ndaj aktivistit politik Charlie Kirk është Tyler Robinson, nga shteti i Utah. Lajmi u bë i ditur gjatë një konference për shtyp të mbajtur këtë të enjte, pak pasi Robinson u mor në pyetje nga autoritetet hetimore.

Guvernatori i Utah, Spencer Cox, gjithashtu konfirmoi arrestimin dhe shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e familjes së të dyshuarit, duke theksuar rolin e tyre në ndihmën për kapjen e autorit. “Falënderojmë anëtarët e familjes Robinson që bënë gjënë e duhur”, deklaroi Cox, duke zbuluar se babai i Robinson kishte ndihmuar në arrestimin e tij.

Sipas autoriteteve, pamjet e sigurisë të Universitetit të Luginës së Utah tregojnë Robinson duke mbërritur në ambientet e kampusit të mërkurën në mëngjes me një makinë tip Dodge Challenger, rreth katër orë përpara atentatit fatal ndaj Kirk.

Guvernatori Cox dha detaje edhe për procesin e arrestimit, duke bërë të ditur se: “Në mbrëmjen e 11 shtatorit, një anëtar i familjes së Tyler Robinson kontaktoi një mik të afërt, i cili më pas njoftoi Zyrën e Sherifit të Qarkut Washington. Sipas informacioneve paraprake, Robinson kishte rrëfyer ose kishte lënë të kuptohej se ishte autori i krimit.”

Motivet e sulmit ndaj Charlie Kirk mbeten ende të paqarta. Kirk ishte një figurë e njohur konservatore dhe mbështetës i fortë i ish-presidentit amerikan Donald Trump. Ky i fundit e dënoi ashpër sulmin, duke deklaruar për mediat amerikane: “Shpresoj që autori të dënohet me vdekje.”

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme