Kronika 27 September 2025, 11:04 Nga VNA

“Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve”, Prokuroria dërgon në gjyq ish-drejtoreshën e ASHK Tiranë dhe një ndërtues privat

Ndaje në Whatsapp
“Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve”, Prokuroria

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, E.G., e akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, si dhe shtetasin Sh.B., i akuzuar për ndërtim të paligjshëm dhe mashtrim.

Hetimet zbuluan se në rrugën e “Bogdanëve” janë kryer ndërtime në kundërshtim me lejen, me një sipërfaqe shtesë prej 2240 m², duke shkaktuar shmangie të taksës së infrastrukturës në vlerë mbi 24 milionë lekë.

Sipas Prokurorisë, ish-drejtoresha ka nënshkruar dokumente pa matje në terren, duke raportuar sipërfaqe më të vogla dhe duke favorizuar subjektin ndërtues, ndërsa ky i fundit përfitoi në mënyrë të paligjshme duke shkelur lejen e ndërtimit.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen E.G., ish-drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës (ASHK) Tiranë, e akuzuar për ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 248 të Kodit Penal si dhe shtetasin Sh.B. i akuzuar për ‘Ndërtim të paligjshëm’ dhe ‘Mashtrim’ parashikuar nga nenet 119/a/2 dhe 143/3 të Kodit Penal.

 Në kuadër të procedimit penal nr. 8699, regjistruar në bazë të denoncimeve të bëra, hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës sëShkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranëvërtetuan se në rrugën e ‘Bogdanëve’ ka pasur ndërtime me ndryshim destinacioni në kundërshtim me lejen e dhënë. Sipërfaqja e ndërtuar jashtë lejes e përcaktuar nga akt-ekspertimi teknik është 2240 m². Për këtë sipërfaqe, taksa e ndikimit në infrastrukturë është llogaritur në shumën 24.998.400 lekë,shumë më e lartë se ajo e paguar në bazë të dokumenteve të falsifikuara.

 Nga hetimet rezultoi se veprimet e shtetases E. G., në cilësinë e Drejtoreshës së ASHK-së Tiranë Veri, janë përpiluar dhe nënshkruar dokumente pa kryer matje në terren, duke u raportuar sipërfaqe shumë më të vogla nga ato reale. Këto veprime kanë sjellë përfitim të padrejtë për subjektin ndërtues dhe dëm të interesit publik.

 Nga sa më sipër, rezultoi e provuar se nga ana e shtetases E. G. janë konsumuar elementet e veprës penale të “falsifikim ivulave, stampave ose formulareve” parashikuar nga neni 190/3 iKodit Penal, pasi pa bërë matje në teren ka urdhëruar pagesën e taskës e infrastrukturës dhe sipas saj, sipërfaqja totale e objektit shtesë që do të legalizohej është 80.5 m2. Kur nga akti iekspertimit sipërfaqja e ndërtimit jashtë lejes së ndërtimit, është 2240m2. Si dhe është konsumuar vepra penale ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.  

Ndërkohë shtetasi Sh.B. ka konsumuar elemente të veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”  parashikuar nga neni 199/a/3 në kushtet e shkeljes së lejes së ndërtimit për qëllim fitimi.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme