Kronika 7 September 2025, 14:10 Nga VNA

Familja e Kristian Kolës kërkon drejtësi pas vrasjes tragjike në Shkodër, motra e viktimës: Nuk kishte konflikte, duam përgjigje nga autoritetet

Ndaje në Whatsapp
Familja e Kristian Kolës kërkon drejtësi pas vrasjes tragjike

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua ditët e fundit në qendër të Shkodrës, shpreh dhimbjen dhe pasigurinë që po përjeton familja pas kësaj ngjarjeje tragjike.

Ajo rrëfeu se lajmin e trishtë e ka marrë përmes telefonit nga shoqëria, që i ka thënë se vëllai i saj është vrarë. “Më mori shoqëria dhe më dha lajmin,” tha ajo me lot në sy, duke mbajtur vello zie.

Mariza hodhi poshtë çdo aludim për përfshirje të vëllait në ndonjë konflikt, dhe tregoi bisedën e fundit që kishte pasur me të. “Një ditë para vrasjes kam folur me të. Kam pritur të flisja edhe në darkë, por s’munda. Ai nuk kishte asnjë problem, gjithmonë fliste me mua ose me babain. Nuk dimë asgjë, nuk kanë thënë asgjë,” tha ajo, duke shtuar se nuk është e lehtë të përballesh me humbjen e një të dashuri.

Në anën tjetër, Mariza denoncoi mungesën e transparencës dhe vonesat në reagimin e institucioneve pas ngjarjes. Ajo theksoi se familja nuk është marrë në pyetje nga policia dhe se babait të Kristianit nuk i është lejuar të shoqëronte trupin gjatë transportimit. “Ambulanca u vonua për një orë për të shkuar, ndërsa gjithë Shkodra do ta merrte vrap për ta ndihmuar,” tha ajo në Euronews, duke shprehur dyshime mbi menaxhimin e situatës nga autoritetet.

Familja kërkon drejtësi dhe përgjigje për rrethanat e vrasjes, ndërsa hetimet vazhdojnë. “Nuk ka pasur asnjë konflikt, ai punonte me babain. Duam drejtësi, ia lëmë në dorë drejtësisë,” përfundoi motra e Kristian Kolës, teksa lotët nuk i kursente.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme