Kronika 26 March 2026, 14:57 Nga VNA

GJK: Arresti me burg i Evis Berberit i ligjshëm. Refuzoi të shqyrtonte ligjshmërinë e mesazheve që ish-kreu i ARRSH-së shkëmbeu me Belinda Ballukun

Ndaje në Whatsapp
GJK: Arresti me burg i Evis Berberit i ligjshëm. Refuzoi të shqyrtonte

Gjykata Kushtetuese vendosi unanimisht të rrëzojë kërkesën e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke vlerësuar se të treja shkallët e gjyqësorit kishin vendosur në përputhje me ligjin, ndërsa nuk shqyrtoi pjesën që lidhej me papërdorshmërinë e të dhënave të siguruara nga celularët e tij që u sekuestruan në banesën e ish-zyrtarit pas arrestimit në 2024.

Gjyqtarët kushtetues e shqyrtuan kërkesën e Berberit në seancë mbi bazë dokumentash dhe vlerësuan se ai duhet të vijojë të qëndrojë nën masën e “arrestit me burg”, pasi gjatë caktimit të kësaj mase si GJKKO, Apeli i Posaçëm dhe Gjykata e Lartë kanë disponuar në përputhje me ligjin.

Në parashtrimet e paraqitura në Kushtetuese, njeriu më i besuar i ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pretendonte përdorshmëri të mesazheve të zbuluara në celularët e sekuestruar që shërbyen si indicie për të nisur hetimet ndaj ish-zyrtares dhe kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci e disa të pandehurve të tjerë. Por GJK konstatoi se Berberi nuk e kishte kundërshtuar në gjykatë vendimin për sekuestrimin e celularëve dhe për momentin të dhënat e grumbulluara shërbejnë si provë në proceset penale ndaj Ballukut e të tjerëve.

Belinda Balluku po hetohet për abuzime me tenderat pas zbulimit të mesazheve të shkëmbyera me Berberin, komunikime që u zbuluan pas arrestimit të ish-kreut të ARRSH-së në 2024. Ish-numri dy i qeverisë akuzohet se në bashkëpunim me Berberin dhe ish-vartës të saj kanë paracaktuar të paktën 11 tendera, deri më tani, vlera e të cilëve shkon në miliona euro. SPAK u rrëzua nga maxhoranca në përpjekjen për të marrë leje për arrestimin e Ballukut, ndërsa ndaj kësaj të fundit janë në fuqi dy masa: pezullimi nga ushtrimi i funksioneve dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme