Kronika 30 November 2025, 16:14 Nga VNA

Erzen Ukës i gjenden mbetje baruti, ekspertiza: U qëllua nga brenda kullës në Orosh

Ndaje në Whatsapp
Erzen Ukës i gjenden mbetje baruti, ekspertiza: U qëllua nga brenda

Ndaj Erzen Ukës dhe Julian Cumrakut, të dyshuar për akte ekstremiste, prokuroria ka zyrtarizuar deri tani vetëm akuzën për armëmbajtje pa leje. Ende nuk ka siguri lidhur me qëllimin dhe arsyen e pranisë së tyre në banesën ku u gjetën armë, municione, si dhe një flamur i ISIS-it i varur në mur, banesë në të cilën ata qëndronin prej të paktën disa javësh.

Duket se kanë marrë përgjigje pretendimet e Policisë se nga brenda kullës në Orosh të Fushë-Arrëzit është qëlluar me armë në momentin kur efektivët e Komisariatit të Pukës u bënin thirrje për dorëzimin e Erzen Ukës (Hamza Uka) dhe Julian Cumrakut (të njohur ndryshe si Hamza Uka dhe Adem Cumraku). Ekspertët kriminalistë të angazhuar në hetimet e operacionit “Oroshi” kanë konstatuar mbetje baruti në duart dhe rrobat e Ukës, një ish-komando me eksperiencë ushtarake në Irak dhe Afganistan gjatë viteve 2000, i konvertuar më pas në një mysliman radikal dhe ithtar të ISIS-it.

Të paktën një plumb i qëlluar nga brenda banesës është fiksuar gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, pas vetëdorëzimit të Ukës dhe Cumrakut.

Policia e Shtetit nuk ka sqaruar ende rrethanat e plagosjes së Erzen Ukës, i cili pas dorëzimit u transportua në spitalin rajonal të Shkodrës me një plagë plumbi në këmbën e djathtë. Avokati i tij hedh dyshime se plaga është shkaktuar nga forcat RENEA, pretendim që deri tani policia e ka mohuar.

Dyshimet ndaj tyre nisën rastësisht, gjatë një operacioni anti-kanabis të Policisë së Pukës, kur Julian Cumraku u largua me shpejtësi nga vendngjarja dhe u ngujua në kullën ku më pas rezultoi se ndodhej edhe Erzen Uka, i dënuar më parë me tre vite burg për akuzën e “nxitjes së urrejtjes fetare”.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme