Kronika 16 December 2025, 13:14 Nga VNA

Biznesmeni Ermal Beqiri nën akuzë për grup të strukturuar kriminal, dhunë dhe pastrim parash; në fokus rrëmbimi i Gerond Meçes dhe tenderat e AKSHI-t

Ndaje në Whatsapp
Biznesmeni Ermal Beqiri nën akuzë për grup të strukturuar

Biznesmeni Ermal Beqiri, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, akuzohet për një sërë veprash të rënda penale: “Konkurrenca e paligjshme përmes dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit dhe grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje të veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si edhe “Pastrimi i parave”.

Sipas hetimeve, Beqiri në bashkëpunim me Ergys Agasin dhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, dyshohet se ka lidhje me rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe. Ky i fundit është mbajtur peng për disa orë dhe është liruar vetëm pasi është tërhequr nga pesë tendera publikë. Pas tërheqjes së Meçes, tenderat dyshohet se janë fituar nga kompanitë e lidhura me Ermal Beqirin.

Hetimi ka vënë në fokus edhe rrjetin e kompanive që zotëron ose bashkëzotëron Beqiri, të cilat dyshohet se janë përdorur për të përfituar tendera publikë dhe për të konsoliduar kontrollin mbi procedurat konkurruese.

Më poshtë, lista e kompanive që zotëron ose ku është ortak Ermal Beqiri:
• Horizon – Ermal Beqiri 100%
• NSolution (ish “Itirana”) – Ermal Beqiri 100%
• AL SOFT – Ermal Beqiri 100%
• SOFT & SOLUTION – Ermal Beqiri 100%
• AL-FORENSIC – Ermal Beqiri 50%, Ardian Pollo 50%
• ALB RED STONE – Ermal Beqiri 50%, Dorian Sheshi 50%
• 5min.al – Ermal Beqiri 100%
• IMO SOLUTION – Ermal Beqiri 100%
• R&D Solution – Ermal Beqiri 100%
• Cyberfarm – Kushtrim Shala 51%, Ermal Beqiri 49%
• DATA STORM – Ermal Beqiri 100%

SPAK po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së dyshuar kriminale, rolin e secilit prej të përfshirëve dhe lidhjen e kësaj strukture me procedurat e tenderimit në AKSHI dhe institucione të tjera publike.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme