Kronika 16 September 2025, 14:06 Nga VNA

Ermal Beqiri në SPAK/ Tenderat e AKSHI-t dhe jahti 930 mijë euro për një shtetase rumune

Ndaje në Whatsapp
Ermal Beqiri në SPAK/ Tenderat e AKSHI-t dhe jahti 930 mijë euro

Ermal Beqiri i kompanisë “Soft and Solution” mbërriti të hënën në ambientet e prokurorisë së Posaçme për të dhënë deklarime lidhur me një hetim penal të çelur nga ky institucion lidhur me abuzimet me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Edhe pse u mundua t’i shmangej kamerave, momentet kur ai nxitonte të largohej u fiksuan qartas bashkë me përpjekjen për të mos u dukur para asaj dere.

Fletëthirrja për të ishte firmosur nga prokurori E. Gokaj. Burime për VNA konfirmuan se Beqiri gjatë ditës së djeshme nuk u pyet nga hetuesit e BKH-së, pasi aktet e dosjes ndaj tij janë bashkuar me një tjetër dosje që lidhet po me abuzimet me tenderat e AKSHI. Prokurori Gokaj ka evidentuar disa shkelje në procedurat e ndjekura nga Beqiri në kohën kur punonte në AKSH. Një institucion “minierë” tenderash me probleme që deri më sot ende nuk kanë kaluar në sitën e prokurorëve. Në këtë hetim të parë, krahas procedurave të tenderave që janë sekuestruar, prokurorët kanë analizuar dhe çdo transaksion të bërë nga Beqiri dhe kompanitë e tij.

Rezulton se Beqiri, një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare dhe më pas biznesmen me tendera shtetërore, ka blerë një jaht luksoz me vlerë 930 mijë euro në emër të një shtetaseje rumune 24-vjeçare. Ky transaksion me vlerë të lartë, edhe për biznesmenët më të fuqishëm të Shqipërisë, bashkë dhe me shpenzime të tjera, janë duke u kaluar në filtrin e prokurorëve, ndërsa shtetasja nga Rumania ndërkohë po verifikohet.

Ermal Beqiri është denoncuar nga opozita si përfitues i shumë tenderave pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Ai është një figurë që shpeshherë atashohet me sekretet e IT-së dhe sistemin TIMS në Ministrinë e Brendshme. Ai njihet gjithashtu si personazh me lidhje të forta me disa nga eksponentët e politikës dhe botës së errët në Shqipëri. Vite më parë ai u bë i njohur për publikun si ekspert i videos së famshme Meta-Prifti, falë aktekspertizës mbi të cilën ish-presidenti mori pafajësinë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme