Kronika 30 September 2025, 12:22 Nga VNA

Erjon Alibej rrëfen në GJKKO urdhrin për vrasjen e Regis Runajt dhe përfshirjen e Xhuljano Hoxhës

Ndaje në Whatsapp
Erjon Alibej rrëfen në GJKKO urdhrin për vrasjen e Regis Runajt

I penduari Erjon Alibej po vijon dëshminë e tij në GJKKO duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të pandehurve dhe u ndal konkretisht te vrasja e Regis Runaj, krim që ndodhi pak ditë pas ekzekutimit të Emiljano Ramazanit.

“Regis Runajn e njihja si informator të vëllezërve Çopja, Mikael Qoses, personat që kishin vrarë familjarët e mi. Urdhrin për ekzekutimin e Runajt e kam dhënë unë. Kam folur për këtë me Nuredin Dumanin dhe ai më tha, më thuaj dhe e mbarojmë”, tha Alibej. Ai tregoi se Xhuljano Hoxhës i kishte thënë “mundohu ta bësh me thikë, që të mos bësh shumë zhurmë”.

“Ishin edhe shokë dhe nuk doja të bëhej zhurmë, edhe kështu veproi. Xhuljano ra dakord direkt ta bënte. E kam takuar të nesërmen Xhuljanon. Mesa kujtoj ka qenë edhe shoku i tij i ngushtë. E takova pasi doli nga komisariati. Ai më tregoi si kishte ndodhur ekzekutimi”, tha Alibej.

“Xhuljano më tregoi se kur e morëm në pyetje ishte edhe motra e Regisit. Ajo i ishte afruar dhe i kishte thënë, ke të fala nga Mikaeli. I kishte thënë, thuaj sa lekë do, vetëm të flasësh për Erionin”, u shpreh ai.

I penduari rrëfeu më pas edhe sesi Xhuljano Hoxha kishte kryer krimin.

“Xhuljano më tha, se kishte dërguar makinën tek një garazh afër varrezave. Pastaj ka veshur një palë kominoshe dhe pasi ka kaluar nëpër ca ferra. Ka pritur Regisin, se e dinte që do vinte. Pastaj, kur ka ardhur Regisi më tha që e masakroi me thikë. Më iku truri, më tha, mu duk sikur po qelloja Mikael Qosen”. Për vrasjen e Runaj – tha Alibej i kishte premtuar Xhuljanit 30 mijë euro.

“Ia kam dhënë pjesë pjesë. Kur u arrestua i kam çuar bashkëshortes së tij 25 mijë euro. Xhuljano Hoxha shoqërohej gjithmonë kohën me Eugen Halilin”, u shpreh ai.

Pas arrestimit të Xhuljano Hoxhës, Alibej tha se i kishte gjetur një avokat nga Vlora, pasi kishte frikë mos fliste. “Unë atë merak kisha, që ai të mos fliste me drejtësinë, sepse ai bënte ato presionet”, theksoi ai.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme