Kronika 17 November 2025, 12:28 Nga VNA

Veliaj kërkon laptop në burg për t’u njohur me aktet e dosjes

Ndaje në Whatsapp
Veliaj kërkon laptop në burg për t’u njohur me aktet e
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për 13 akuza penale, kërkon të pajiset me kompjuter laptop në burg me qëllim që të lexojë aktet e dosjes.

Kërkesën e paraqiti në seancë paraprake përmes avokatëve të tij, pasi pretendon se në kushtet ku ndodhet nuk mundet të njihet me dosjen.

Erion Veliaj, bashkëshortja e tij dhe 28 të pandehur të tjerë akuzohen për vepra të rënda penale. Ai u shkarkua nga detyra, por Gjykata Kushtetuese e riktheu sërish, pasi e gjeti antikushtetues vendimin e këshillit bashkiak.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme