Kronika 22 Prill 2026, 17:45 Nga VNA

Ergys Agasi nën sekuestro, por a është në kërkim ndërkombëtar? Çfarë thotë Interpoli

Ndaje në Whatsapp

Ergys Agasi nën sekuestro, por a është në kërkim

“Ergys Agasi mbrohet nga shteti. Nuk ekziston mandat ndërkombëtar arresti për Ergys Agasin”, tha kryetari i PD-së Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, duke ngritur dyshimin se po mbrohet nga strukturat policore. 

Për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin (biznesmenë në fusha të ndryshme, përfshi komunikacionin), që prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar ka urdhër-arresti dhe janë shpallur në kërkim për përfshirjen në organizatë kriminale për tenderat e AKSH-it. 

Për SPAK, Agasi konsiderohet si person kyç në këtë aktivitet të dyshuar kriminal me rrëmbime, shantazh, tendera të paracaktuara dhe afera, duke implikuar edhe zyrtarë të lartë publik. 

Vetëm ditën e djeshme këtij grupi, përfshirë edhe ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj iu sekuestruan mbi 40 milionë euro pasuri, vila, apartamente, toka arë, troje, ullishte, pyje, automjete dhe llogari bankare. Por përtej emrit Ergys Agasi që për herë të parë u cilësua si “njeriu hije që lidh politikën me botën e krimit”, nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, a është shpallur ai në kërkim ndërkombëtar? 

Përgjigja e Interpol Tiranës 

Faktoje.al iu drejtua Policisë së Shtetit (sektorit të Interpolit), me kërkesë për informacion nëse shtetasi Ergys Agasi është shpallur ose jo në kërkim, nisur nga deklarata e Berishës. 

Në përgjigjen e mbërritur nga Drejtoria e Interpolit, nuk jepet informacion, duke e cilësuar si “informacion të klasifikuar”. “…Bazuar në ligjin nr 10/2023 ‘për informacionin e klasifikuar’, neni 28, ‘kriteret për njohje e informacionit të klasifikuar’, kërkesa juaj nuk mund të trajtohet nga ana jonë për shkak të nivelit të klasifikimit”, thotë Drejtoria e Interpolit (Interpol Tirana), pranë Policisë së Shtetit. 

Faktoje u konsultua me burime të pavarura duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën sesi një person me masë sigurie “arrest me burg” të konfirmuar me formë të prerë mund të shpallet ose jo në kërkim ndërkombëtar dhe veçanërisht për harkun kohor kur për personin në kërkim njoftohet Europol dhe më pas Interpol. 

“Në momentin që me kërkesë të prokurorisë gjykata konfirmon masën “arrest me burg”, strukturat policore vihen menjëherë në dijeni zyrtarisht dhe nga ai çast bëhet shpallja në kërkim në vend”, thotë burimi. 

Hapësira për interpretime

Proceduralisht, por edhe në praktikën policore, për çdo person që ka urdhër arresti për vepra penale që shkojnë mbi 7 vite dënim, pasi kryhet verifikimi në Shqipëri, si kontrolle mbi adresat e banimit, kontrolle tek të afërm (kur ka informacion në rrugë operative) dhe verifikimet në pikat e kalimit kufitar, atëherë shpallen në kërkim ndërkombëtar, fillimisht njoftohet zyra e Europolit dhe më pas Interpolit. Për rastin “Agas”i a është ndjekur kjo procedurë? I njëjti burim në kushtet e anonimatit saktësoi se për shtetasin në fjalë, duke qenë se dyshohet se ka disa banesa, biznese të deklaruara, por sipas Prokurorisë Speciale edhe të fshehura, nevojitet ezaurimi i plotë i këtyre kontrolleve dhe më pas kryhet shpallja në kërkim ndërkombëtar. 

Nga momenti i lëshimit të urdhër-arrestit kanë kaluar katër muaj dhe në raste “të zakonshme” për shtetas të ndryshëm, kërkimet në vend nuk kalojnë më shumë se 1.5 muaj dhe shpallen automatikisht në kërkim ndërkombëtar. Po për Agasin a po “shkelet ky rregull”? 

Kreu i PD-së akuzon Policinë e Shtetit se po e mbron duke mos e shpallur ndërkombëtarisht në kërkim, por procedurat policore lenë hapësirë për interpretim dhe afate. Policia e Shtetit brenda një viti duhet të ketë ezauruar të gjithë procedurat nga kërkimi në vend në atë ndërkombëtar, pasi hapësira 1-vjeçare shërben si kohë që personi nën akuzë ka të drejtat që të njihet me procesin dhe të marrë pjesë në gjykim. 

Pas kalimit të afatit 1-vjeçar ndaj tij mund të kryhet edhe gjykimi në mungesë. 

Sekuestrimi i pasurive 

Prokuroria Speciale, SPAK njoftoi dje se ka sekuestruar pasuri me vlerë mbi 40 milionë euro në kuadër të procedimit penal kundër ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, dhe biznesmenëve Ergys Agasi, Ermal Beqirit dhe tre biznesmenëve të tjerë të ndërlidhur në aktivitetin e dyshuar kriminal. Disa banesa, pyje, tokë arë, apartamente, garazhe, njësi shërbimi dhe llogari bankare në emër të Ergys Agasit janë vënë në sekuestro, po ashtu edhe Karçanajt i janë seluestruar dy apartamente, automjet dhe tokë arë./Faktoje.al/

Video

Një incident tragjikomik ka ndodhur në sallën e koncerteve të qytetit Lahti në Finlandë, gjatë një interpretimi nën drejtimin e maestro britanik Matthew Halls. Teksa po drejtonte një simfoni të Max Bruch, lëvizja e tij në dirigjim ka goditur violinën Guadagnini të solistes Elina Vähälä, me vlerë të vlerësuar rreth 1 milion dollarë, duke e rrëzuar në tokë. Orkestra e ndërpreu menjëherë ekzekutimin. Violinistja, me duart në fytyrë, e mori ngadalë instrumentin për ta kontrolluar. Pas rreth dy minutash tensioni, ajo vendosi të vazhdojë interpretimin deri në fund.

Anne Hathaway është bërë virale pas një interviste për People, ku përdori shprehjen “Inshallah” teksa fliste për planet e saj. Ylli i filmit The Devil Wears Prada e tha këtë në mënyrë krejt natyrale, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut. Momenti u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u komentua gjerësisht nga përdoruesit. Reagimet më të shumta erdhën nga komuniteti mysliman, ku shumë fansa u shprehën të surprizuar dhe të kënaqur.

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka shkuar sot në GJKKO, për një çështje gjyqësore që lidhet me akuzën për shpifje.

Momenti kur i plagosuri në Memaliaj mbërrin në spital

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme