Kronika 3 November 2025, 09:20 Nga VNA

Engert Pëllumbi zgjidhet kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp
Engert Pëllumbi zgjidhet kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve

Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Engert Pëllumbi, është zgjedhur kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë. Vendimi u mor gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës, e mbledhur më 31 tetor 2025.

Në përfundim të mbledhjes, anëtarët e Asamblesë, me votë unanime, miratuan strukturën e re drejtuese të Shoqatës. Përveç Pëllumbit në krye, Ardit Kuka u zgjodh nënkryetar, ndërsa Valjona Haxhiraj do të mbajë detyrën e sekretares.

Në Këshillin Drejtues të Shoqatës do të jenë gjithashtu gjyqtarët: Ina Hoxhaj, Manjola Xhaxho, Ervin Sulaj, Fatri Islamaj, Erjon Bani, Elsa Ulliri dhe Albert Keraj.

Gjatë mbledhjes u vendos edhe pranimi i 14 anëtarëve të rinj në Shoqatë, si dhe u miratuan disa ndryshime në Statutin e saj, me synim përmirësimin e funksionimit të brendshëm të organizatës.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme