Kronika 21 Tetor 2025, 13:02 Nga VNA

Emri i trafikantit Artur Shehu në qendër të hetimeve për atentatin ndaj gazetarit italian Ranucci

Ndaje në Whatsapp
Emri i trafikantit Artur Shehu në qendër të hetimeve për

Prestigjozja italiane La Repubblica ka nxjerr detaje të tjera mbi atentatin ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, ku raporton për një pistë të re hetimi. Në artikullin e publikuar sot, media italiane njofton se karabinierët po shqyrtojnë si të dyshuar kryetrafikantin shqiptar Artur Shehu.

Sipas burimeve të Drejtorisë së Antimafias, që citohen nga La Repubblica, nga Vlora janë marrë informacione për një përfshirje të mundshme të Shehut në shpërthimin që ndodhi më 16 tetor pranë banesës së moderatorit të emisionit ‘Report’.

Ndërkohë, artikulli lidhet edhe me një episod të emisionit ‘Report’ të datës 21 prill 2024, me titullin “(Hot) Spot Albanese”, që trajton projektin e qendrave të emigrantëve që Italia ka ngritur në Shqipëri. Në këtë episod, emri i Artur Shehut përmendet disa herë dhe lidhet me një rrjet marrëdhëniesh dhe biznesesh që përfshijnë edhe qarqe politike dhe institucionale shqiptare.

Artikulli i Plotë:

Ka një pistë shqiptare në hetimin për atentatin ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci. Emri mbi të cilin janë përqendruar tani hetuesit është ai i Artur Shehut, 58 vjeç, biznesmen me origjinë nga Shqipëria, i konsideruar nga disa hetime si një figurë me peshë në krimin e organizuar të vendit të tij. Aktualisht ai jeton në Shtetet e Bashkuara, në Florida, ku bën një jetë të rezervuar në Miami, ku është vendosur prej disa vitesh.

Sipas burimeve hetimore, edhe Drejtoria e Antimafias ka marrë informacion nga Vlora, në jug të Shqipërisë, për përfshirjen e mundshme të Shehut në shpërthimin që ndodhi më 16 tetor, nën banesën e moderatorit të emisionit ‘Report’.

Bëhet fjalë, për momentin, për një hipotezë, për të cilën nevojiten ende verifikime dhe prova përfundimtare, por që megjithatë po ndiqet me kujdes nga prokurorët e Drejtorisë Rajonale të Antimafias së Romës — zëvendësprokurorja Ilaria Calò dhe prokurori Carlo Villani — së bashku me karabinierët e Njësisë Hetimore prej ditësh po përpiqen të rindërtojnë çdo detaj të atentatit.

Mundësia e motivit lidhet me një episod të emisionit ‘Report’ të datës 21 prill 2024, me një shërbim të titulluar “(Hot) Spot Albanese”, mbi projektin e qendrave për emigrantët që Italia ka ngritur në Shqipëri, në Shëngjin dhe Gjadër, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar midis qeverive të Romës dhe Tiranës. Në atë shërbim, emri i Shehut përmendet disa herë dhe vendoset në një kontekst marrëdhëniesh dhe biznesesh që prekin qarqe politike dhe institucionale shqiptare.

Në programin e Raitre, 58-vjeçari shqiptar përshkruhet si një trafikant i rëndësishëm droge, i përmendur më parë në hetime ndërkombëtare për lidhje të supozuara me Cosa Nostra-n dhe Sacra Corona Unita-n. Sipas investigimit gazetaresk, Shehu ka dhuruar 30 mijë metra katrorë tokë pranë Vlorës për fondacionin e gjeneralit Fabrizio Lisi, që në atë kohë ishte kreu i Interpolit në Shqipëri.

Operacioni, gjithmonë sipas Report, do të ndërmjetësohej nga avokati Engjëll Agaçi, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, figurë e konsideruar kyçe edhe në përcaktimin e marrëveshjes dypalëshe me Italinë për emigrantët.

Emri i Shehut nuk ishte i panjohur as për shtypin ndërkombëtar. Në mars të vitit 2021, gazeta amerikane ‘Miami Herald’ i kishte kushtuar një investigim të gjerë me titullin: “Nga një vilë në Miami Beach, një njeri me lidhje të supozuara me mafien ndërton një perandori tregtare në Shqipëri”.

Artikulli jepte një portret të detajuar të jetës së tij në SHBA, duke përshkruar një vilë në Alton Road, “vetëm pak hapa larg gjirit të Biscayne”, të rrethuar me palma mbretërore, me një kopsht të mirëmbajtur dhe dy makina luksoze të parkuara në hyrje.

Sot, prokuroria po verifikon edhe këtë profil ndërkombëtar, duke kërkuar përputhje mes informacioneve të mbledhura në Shqipëri dhe lëvizjeve të 58-vjeçarit. Gjithsesi, pistat për urdhëruesit e atentatit mbeten të shumta, duke pasur parasysh numrin e madh të hetimeve që ‘Report’ ka zhvilluar ndër vite — shpesh duke hyrë në territore delikate dhe duke prekur interesa të rëndësishme ekonomike e kriminale.

Megjithatë, në këtë fazë, vëmendja e hetuesve duket se është përqendruar kryesisht te disa sektorë të mafies shqiptare, ndërkohë që karabinierët po vazhdojnë verifikimet për të identifikuar personin që ka vendosur lëndën plasëse dhe atë që, sipas zhvillimeve më të fundit, verën e kaluar kishte tentuar të hynte në shtëpinë e dytë të gazetarit, por pa ia dalë.

 

Video

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme