Kronika 12 December 2025, 10:09 Nga VNA

Elvis Roshi paraqitet në SPAK për marrë njoftimin e zgjatjes së afateve të hetimit

Ndaje në Whatsapp

Elvis Roshi paraqitet në SPAK për marrë njoftimin e zgjatjes

Elvis Roshi, ish-kryetar i Bashkisë së Kavajës paraqitet në SPAK për të marrë njoftim për zgjatjen e afateve të hetimit. Ai është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Hetimi ndaj Roshit ka nisur pas një kallëzimi të Këshillit të Lartë të Shtetit, i cili gjatë një auditimi të viteve 2013–2014, periudhë kur ai drejtonte bashkinë, konstatoi një sërë shkeljesh në sektorin e urbanistikës dhe në procedurat e prokurimeve publike. Sipas raportit të KLSH-së, këto parregullsi kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 33 milionë lekësh.

Ish-kryebashkiaku është paraqitur disa herë në SPAK për t’u pyetur lidhur me këtë çështje, ndërsa më herët Gjykata e Durrësit ka pushuar një procedim penal ndaj tij për akuza të ngjashme.

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Roshit iu sekuestrua edhe telefoni celular, si pjesë e një hetimi tjetër të SPAK-ut që lidhet me dyshime për krime zgjedhore.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme