Kronika 18 February 2026, 13:07 Nga VNA

Elira Kokona thirret në Prokurorinë e Tiranës, në pyetje edhe zyrtarë të kabinetit të Kryeministrit

Ndaje në Whatsapp
Elira Kokona thirret në Prokurorinë e Tiranës, në pyetje

Drejtoresha e Korporata Shqiptare e Investimeve, Elira Kokona, është thirrur nga Prokuroria e Tiranës për të dhënë shpjegime lidhur me një kallëzim penal të paraqitur ndaj saj. Sipas burimeve, ajo pritet të japë sqarime në cilësinë e personit në dijeni, ndërsa ecuria e çështjes do të përcaktohet në varësi të hetimeve.

Fletëthirrja është firmosur nga prokurori i çështjes Dritan Nushi. Në kuadër të të njëjtit procedim pritet të pyeten edhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit të kryeministrit Edi Rama, mes tyre Enkelejd Musabelliu, Kastriot Gurra, Enkelejda Muçaj dhe Ermal Nufi, ky i fundit zv/shef i kabinetit të Kryeministrit.

Elira Kokona pritet të paraqitet në prokurori ditën e martë, më 24 shkurt, në orën 11:30. Procedimi penal nr. 4113 i vitit 2025 është regjistruar mbi bazën e kallëzimit të bërë nga Thanas Biqiku.

Sipas burimeve, çështja mund të kalojë për kompetencë në SPAK, në varësi të ecurisë së hetimeve dhe natyrës së veprave penale që po verifikohen.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme