Kronika 8 May 2026, 11:26 Nga VNA

Ekzekutimi i Rexhep Ismailit në Sarandë, burime nga policia: Autori i dyshuar Lulzim Tabaku

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi i Rexhep Ismailit në Sarandë, burime nga policia: Autori i

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Rexhep Ismailit mbrëmjen e kaluar në një lokal në Qafë Gjashtë të Sarandës. Autori i vrasjes dyshohet të jetë Lulzim Tabaku, i cili është shpallur në kërkim.

Nga hetimet rezulton se Tabaku i shoqëruar nga të tjerë, të cilët lëviznin me dy automjete tip Audi ka shkuar në lokalin e Ismailit dhe kanë nisur të konfliktohen me atë dhe një grup personash.

Ismaili ka nxjerrë një armë automatike dhe ka qëlluar duke lënë të plagosur një person, ndërsa Tabaku është kundërpërgjigjur me pistoletë duke e vrarë me një plumb në kokë.

Tabaku dhe miku i tij i plagosur janë larguar me një Audi, ndërsa automjeti tjetër Audi siç shihet në pamje ka mbetur në vendngjarje. Policia po heton motivet e krimit, që paraprakisht dyshohet të jenë konfkiktet për pronat në bregdet.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme