Kronika 27 April 2026, 14:03 Nga VNA

Ekzekutimi i dyfishtë në Balldre/ Ngjarja u krye në 1 min e 12 sekonda. Njëri nga autorët me bluzë të kuqe

Ndaje në Whatsapp

Ekzekutimi i dyfishtë në Balldre/ Ngjarja u krye në 1 min e 12

Pamjet filmike kanë ardhur në ndihmë të policisë së Lezhës për të hedhur dritë mbi atentatin mafioz të Kreshnik Mujecit dhe gruas së tij Gentianës prindër të 4 fëmijëve, të cilët u qëlluan për vdekje në Balldre të Lezhës, brenda automjetit me të cilin udhëtonin. Në pamje, shfaqet automjeti i Mujecit, që pengohet nga një makinë tjetër, e cila futet në një degëzim në anën e majtë të rrugës. Në atë moment automjeti tip Audi Q7 që drejtonte Mujeci duket sikur ndalon.

Në pak minuta afrohet një automjet Golf 5 ngjyrë gri dhe nga brenda kësaj makine qëllohet me kallashnikovë në drejtim të Mujecit. Më pas, nga makina dalin dy persona. Njëri mbaj t-shirt të kuqe, tjetri të bardhë. Nuk mbajnë maska dhe as rroba të posacme. Por në 1 minutë qëllojnë me breshëri mbi makinën e Mujecit duke e lënë të vdekur atë dhe gruan. Më pas, largohen në drejtim të Torovicës. Nga pas i ndjek një Audi i bardhë. Cfarë bie në sy është fakti se teksa qëllohet me intensitet, në rrugë është duke u afruar një taksi, e cila kthehet pas dhe futet në një rrugicë për tu shpëtuar plumbave.

Lidhur me atentatin e ndodhur në aksin Balldre-Torovicë, policia ka shpallur në kërkim Adriano Mhillaj 22 vjec, Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç.

“Hetimet kanë vijuar me këqyrjen  dhe administrimin e të gjitha pamjeve filmike mbi intinerarin e lëvizjeve të viktimave dhe autorëve, analizimin e çdo prove materiale dhe si rezultat është identifikuar njëri prej automjeteve të përdorura nga autorët, i markës “Audi A4”.  Nga dinamika e ngjarjes rezulton se automjeti tip “Audi A4” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e shtetasit Kreshnik Mujeci. Më pas, një automjet tjetër, tip “Volksëagen”, pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, dhe shtetasit që ishin në automjet kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të automjetit të tij”, thekson policia.

“Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye hakmarrjeje”, thuhet më tej.

Renato Mhillaj, është djali i Genc Mëhillaj, që u ekzekutua në 2016, krim për të cilin dyshohej Mujeci dhe dy vëllezërit e tij, të cilët më vonë morën pafajësinë. Ndërsa Adriano dhe Florin Mhillaj  janë dy nipat e viktimës Genc Mëhillaj.

Policia është duke vijuar hetimet nëse të dyshuarit kanë patur dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme