Kronika 30 November 2025, 22:06 Nga VNA

Ekzekutimi i biznesmenit, Policia jep njoftim zyrtar

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi i biznesmenit, Policia jep njoftim zyrtar

Policia e Elbasanit reagoi zyrtarisht dhe dha detajet e para lidhur me ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mehalla alias Edmond Hyka para biznesit të tij këtë mbrëmje. Sipas policisë, biznesmeni u gjet i vrarë brenda automjetit të parkuar. Ai, siç rezulton nga hetimet, kishte lënë zyrën e tij dhe sapo ishte ngjitur në makinë u qëllua për vdekje.

Elbasan / Informacion paraprak

Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen "Emin Matraxhiu", brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme