Kronika 18 August 2025, 23:08 Nga VNA

Ekzekutimi i Artur Bashimit në Athinë, vëllai i tij lidhje të forta me të shumëkërkuarin Bledar Jambelli

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi i Artur Bashimit në Athinë, vëllai i tij lidhje

Detaje të reja kanë dalë nga dritë nga ekzekutimi mafioz i Artur Bashimit në Athinë. Sipas të dhënave paraprake ai rezulton të jetë qëlluar me plumb në kokë në rrugën “Mihail Voda 200”, në lagjen Agios Panteleimonas. Hetimet paraprake kanë zbuluar se viktima Bashimi rezulton të jetë arrestuar në shkurt të 2022 si pjesë e një grupi kriminal që kryente vjedhje në mjetet e transportit publik. Për të njëjtën vepër penale ai është arrestuar po nga autoritetet helene në 2024.

Viktima Artur Bashimi sipas policisë greke rezulton të jetë vëllai i 38-vjecarit Marsel Bashimi që mbaj dhe mbiemrat Shkurtaj e Gozhita. Ky i fundit rezulton me precedent të rëndë penalë në Shqipëri e Greqi.

Ai rezulton të jetë një prej njerëzve të besuar të Bledar Jambellit e Kristaq Lecit, këta të fundit të akuzuar si autor të vrasjes së kryekomisar Artan Cukut.

Policia greke është fokusuar te aktiviteti kriminal i vëllezërve Bashimi dhe konfliktet me grupet e tjera për të hedhur dritë mbi atentatin mafioz që tronditi Athinën.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme