Kronika 24 October 2025, 11:16 Nga VNA

Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri shtetasi Juxhin Koka, i akuzuar për korrupsion dhe vjedhje nafte

Ndaje në Whatsapp
Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri shtetasi Juxhin Koka, i akuzuar

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, ka finalizuar ekstradimin e shtetasit shqiptar Juxhin Koka, 31 vjeç, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

Koka akuzohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) se në muajin shkurt të vitit 2025 ka korruptuar punonjës të Policisë së Shtetit dhe, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vjedhur rreth 200 mijë litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit.

Pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar, në bazë të masës së sigurisë “Arrest në burg” të caktuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Juxhin Koka u lokalizua në Spanjë dhe u arrestua me qëllim ekstradimi.

Pas përfundimit të procedurave ligjore në Madrid, 31-vjeçari u dorëzua autoriteteve shqiptare dhe tashmë pritet të përballet me drejtësinë për veprat penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabandës me mallra që i nënshtrohen akcizës” dhe “Vjedhjes”, kryer në bashkëpunim.

Operacioni “The Wanted” vijon si pjesë e bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar të Policisë së Shtetit me Interpolin, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme