Kronika 10 August 2025, 11:44 Nga VNA

Ekstradohet nga Italia në Shqipëri Edison Cukaj alias Edison Gjoka

Ndaje në Whatsapp
Ekstradohet nga Italia në Shqipëri Edison Cukaj alias Edison Gjoka

Interpol Tirana njofton se, në vazhdën e bashkëpunimit me homologët italianë, është finalizuar ekstradimi i Edison Cukajt, i njohur edhe si Edison Gjoka, 32 vjeç, i kërkuar ndërkombëtarisht për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë kishte vendosur masën “Arrest në burg” ndaj tij. Pas mbërritjes në Shqipëri dhe përfundimit të procedurave në Komisariatin e Policisë Rinas, Edison Cukaj iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për vuajtjen e dënimit.

Ky ekstradim është pjesë e operacionit ndërkombëtar “The Wanted” dhe demonstron bashkëpunimin efektiv mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës për kapjen dhe rikthimin e personave të shpallur në kërkim.

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi me homologët për finalizimin e ekstradimeve të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kapur jashtë vendit.

Ekstradohet nga Italia një shtetas i kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Romës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit E. C., alias E. Gj, 32 vjeç.

Shtetasi E. C., alias E. Gj, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në përfundim të procedurave në Komisariatin e Policisë Rinas, shtetasi E. C., alias E. Gj, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme