Kronika 27 September 2025, 10:47 Nga VNA

Ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari qe dhunoi e kanosi burrin e gjyqtares Saida Dollani, që të hiqte dorë nga procesi i Emiljano Shullazit

Ndaje në Whatsapp
Ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari qe dhunoi e kanosi burrin e

Ekstradohet nga Gjermania, Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, anëtar i një grupi kriminal që dhunoi dhe kanosi me armë zjarri bashkëshortin e gjyqtares së Apelit të Posaçëm Saida Dollani, me qëllim që kjo e fundit të hiqte dorë nga procesi ndaj Emiljano Shullazit.

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Gjermania, një 38-vjeçar që në vitin 2019, dhunoi dhe kanosi me armë zjarri, bashkëshortin e gjyqtares së ngarkuar për procesin kundër grupit kriminal ku bënte pjesë.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me homologët në Gjermani, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, 38 vjeç.

Në vitin 2024, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj. akuzohet se në vitin 2019, ka dhunuar dhe ka kanosur me armë zjarri, shtetasin K. P., bashkëshort i gjyqtares që gjykonte procesin me palë të përfshirë grupin kriminal ku bënte pjesë 38-vjeçari.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme