Kronika 26 February 2026, 20:45 Nga VNA

Ekstradohet nga Dubai i shumëkërkuari Durim Bami, mbërrin në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie

Ndaje në Whatsapp
Ekstradohet nga Dubai i shumëkërkuari Durim Bami, mbërrin në

Sot është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë Durim Bami, një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare. 47-vjeçari, i konsideruar si i forti i Niklës, u deportua nga Emiratet e Bashkuara Arabe pas arrestimit të tij atje disa muaj më parë. Transferimi u realizua nën masa të rrepta sigurie dhe me ndërmjetësimin e agjentëve të Interpolit, fillimisht drejt Stambollit dhe më pas në Shqipëri.

Pas mbërritjes në Aeroportin e Rinasit, Bami u shoqërua nga strukturat e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, forcat “Shqiponja” dhe Policia e Burgjeve, për t’u vendosur në një institucion paraburgimi të sigurisë së lartë, ku do të përballet me drejtësinë shqiptare.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi”. Gjykata e Posaçme i kishte caktuar më herët masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas akuzës, Bami dyshohet si krijues, organizues dhe drejtues i një grupi të strukturuar kriminal, i përfshirë në sigurimin e kushteve për kryerje vrasjesh, kultivim të bimëve narkotike dhe kryerje veprash penale në kuadër të organizatës kriminale. Ndër episodet e hetuara përfshihen edhe planet e dyshuara për atentate ndaj disa shtetasve.

Në të njëjtën dosje penale, SPAK ka dërguar për gjykim edhe persona të tjerë, mes tyre ish-deputetin Arben Ndoka, me të cilin Bami ka pasur përplasje të mëparshme. Në hetime përmendet edhe emri i Ervis Martinaj, i zhdukur pa gjurmë që prej vitit 2022.

Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se procedurat hetimore ndaj Bamit kanë përfunduar dhe çështja është dorëzuar për gjykim.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme