Kronika 17 December 2025, 11:11 Nga VNA

Ekskluzive/ Pengmarrja e kosovarit në Vlorë, zbardhen përgjimet e të dyshuarve: Si bënë plan për t’i shpëtuar policisë

Ndaje në Whatsapp
Ekskluzive/ Pengmarrja e kosovarit në Vlorë, zbardhen përgjimet e

Zbardhen detaje nga pengmarrja e Fisnik Xhakës në qytetin e Vlorës, një javë më parë ku për ta lënë të lirë kërkonin t’u paguante një shumë prej 75 mijë eurosh. Sipas dosjes hetimore më datë 11.12.2025, rreth orës 12:00 në sallën operative të policisë, ka telefonuar një person, që është prezantuar si M. Xhaka dhe ka thënë se i vëllai i saj shtetasi Fisnik Xhaka ndodhej në qytetin e Vlorës dhe se e kishin marrë peng disa persona ku i kërkonin një shumë prej 75 mijë euro për ta lënë të lirë.

Ajo ka telefonuar me numrin e telefonit suedez dhe ka thënë se i vëllai i saj mbahej peng nga dy persona të cilët quheshin Xhulian Zogaj dhe Orest Carapaj. Ajo ka thënë se vëllai i saj kur kishte marrë telefonin i kishte dërguar një lokalcion të vendodhjes së tij dhe se ishte në rrezik të madh për jetën pasi personat ishin të rrezikshëm dhe të dhunshëm.

Pasi u hap lokacioni i dërguar nga shtetasja M. Xhaka, rezultoi se kjo vendodhje ishte në lagjen Osmën Haxhiu, në rrugën Demokracia, në një pallat shumëkatësh, mbi bar kafe “Rruga e Re”.

Policia ka shkuar në lokacionin e dërguar, motra e shtetasit nga Kosova, ka rezultuar se kishte një pallat 7 katësh, ku hyrjen e kishte nga mbrapa tij. Gjatë kësaj kohe është mbajtur kontakt me motrën e shtetasit Fisnik Xhaka. Ajo iu ka dërguar numrin e telefonit me të cilin fliste me vëllain e saj. Gjatë kësaj kohe i është telefonuar numrit të shtetasit Fisnik Xhaka, ku kjo thirrje nuk ka marrë përgjigje. Në këto momente nga kati i fundit i pallatit i cili rezultonte me katin e 7-të nga toka, kanë dalë dy djem nga një banesë. Këta dy persona janë identifikuar se quheshin Julian Zogaj dhe Vilson Agaj. Policia ka ndërhyrë në banesën nga e cila dolën dy personat e në fjalë dhe derën e banesës e ka hapur shtetasi Orest Çorapaj. Në sallon i ulur u gjet shtetasi Fisnik Xhaka, person i cili nga familjarët e tij ishte denoncuar i rrëmbyer.

Shtetasi kosovar Fisnik Xhaka, në momentin që u gjet në banesë, u konstatua se ishte me paterica ku kishte një këmbë të dëmtuar, kishte dëmtime në pjesën e ballit, dëmtime në pjesën e syrit të djathtë.

Gjatë kontrollit në banesën ku mbahej Fisnik Xhaka, u gjet një radio marrëse-dalëse me ngjyrë si në jeshile me mbishkrimin Bt 31 Mhz, në gjendje të fikur e ngjashme si ato që përdoren për valët e policisë.

Të 4 personat e gjetur në atë ambient u shoqëruan në polici dhe në momentet e para Fisnik Xhaka shfaqte shenja frike dhe nuk donte të deklaronte emra se çfarë kishte ndodhur pasi kishte frikë për familjarët e tij, vëllezërit që kishte në Suedi dhe se u rrezikohej jeta.

Me vendim të prokurorisë janë vënë në përgjim të dyshuarit, Julian Zogaj, Orest Çorapaj, Vilson Agaj dhe shtetasi i rrëmbyer Fisnik Xhaka.

Përgjimet mes të dyshuarve dhe pengut

Julian Zogaj dhe Orest Çorapaj, janë kushërinj me njëri-tjetrin dhe në përgjime rezulton se të dy bënin planin se si dhe çfarë do të deklaronin. Ku Oresti dilte garant se burgun do ta bënte ai dhe se Julian jashtë mund të punonte dhe do ta nxirrte dhe atë. Juliani i thotë Orestit se po vajti puna keq, Oresti të deklarojë se “ka marrë shtëpinë për të ndenjur dhe aty erdhi dhe shtetasi kosovar u kishte lekë borxh”. Ai e orienton Orestin të thotë që një kosovar tjetër i ka kërkuar lekë borxh, dhe Oresti ia kishte dhënë dhe kosovari Fisnik Xhaka do të rrinte në shtëpi me të sa të bënte lekët, po kjo gjë do të deklarohej po e panë punën keq fare. Ata shfaqin shqetësim me njëri-tjetrin pasi kanë mesazhe në telefona me njëri-tjetrin ku nga këto biseda mund t’u faktohet e vërteta dhe shfaqin merak për një telefon Samsung i cili është i Julianit dhe këtë telefon ta pohojë Oresti si të tijin. Të dy vendosin të thonë që i kanë dhënë 20 mijë euro borxh kosovarit dhe kosovari Fisnik Xhaka, ka vendosur të rrijë në banesën e tyre derisa të shlyente borxhin.

Është bërë përgjimi i bisedave midis shtetasit Orest Çorapaj dhe Fisnik Xhaka, ku Oresti orienton Fisnikun të thotë që borxhin ma ke mua dhe nuk ia ke Julianit. Fisniku pohon dhe i thotë që “Unë s’kam folur gjë me këta”. Ka vazhduar përgjimi i bisedave midis Julian Zogaj dhe Vilson Agaj ku Juliani e orienton Vilsonin se çfarë duhet të thotë, që të pohojë se bashkë ata nuk njihen, se vajtën deri te shtëpia për të rregulluar depozitën e ujit.

Gjatë këqyrjes së telefonit të shtetasit Oresti Rruzhdi Çorapaj janë marrë bisedat e zhvilluara midis tij dhe kontaktit me emrin Juli, i dyshuar shtetasi Julian Zogaj.

Nga bisedat vërehet se Oresti më datë 29.11.2025 pasi është takuar me shtetasin kosovar Fisnik Xhaka dhe kushërinin e tij me emrin Arbër, komunikon me Julin dhe i thotë që ta çojë në banesë dhe të largohet, ku kontakti me emrin Juli i thotë që “Mos ik pa ikur unë, se na iku ne fike”.

Nga një bisedë e zhvilluar më datë 07.12.2025 ora 11:27:47 ku Oresti i thotë: “I thashë Drilonit të vi vëlla se mua mos më zë gjumi edhe më merr telefonat natën. Të bëj roje”.

Dëshmitë

Julian Zogaj i pyetur nga hetuesit deklaroi se shtetasi Orest Çorapaj, i cili është dhe kushëriri i tij, i ka kërkuar banesën se do vinte një shok i tij kosovar, i cili i kishte borxh Orestit rreth 3–4 mijë euro. Ai thotë se këtë shtetas nuk e ka mbajtur njeri peng pasi kanë dalë dhe kanë pirë kafe në qytet me të. Për radion e gjetur në banesën e tij deklaron se është radio marrëse që përdorin për të dalë gjah.

Orest Çorapaj ka pretenduar se nuk ka mbajtur asnjë person peng, se shtetasi kosovar ka ardhur me dëshirën e tij dhe se kanë dalë në qytet duke pirë kafe. Ai thotë se Fisniku i ka lekë borxh rreth 3 mijë euro dhe ia ka dhënë në verën e vitit 2025.

Pas këtyre veprimeve hetimore dhe të tjera, si marrje e këqyrje kamerash, Julian Zogaj, Orest Çorapaj dhe Vilson Agaj janë arrestuar për akuzën e “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim. Të tre janë lënë nën masën e arrestit me burg nga Gjykata e Vlorës.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme