Kronika 16 November 2025, 14:32 Nga VNA

Efektivë të policisë së shtetit në krim, saga vazhdon

Ndaje në Whatsapp

Efektivë të policisë së shtetit në krim, saga vazhdon

Policia e Shtetit vijon të përballet me një krizë të thellë besueshmërie, pasi numri i punonjësve të përfshirë në ngjarje kriminale apo të arrestuar për shkelje të ligjit vazhdon të rritet. Në vitet e fundit, një numër i konsiderueshëm efektivësh rezultojnë të jenë implikuar në veprimtari të paligjshme, duke nxitur shqetësim të gjerë publik.

Rasti më i rëndë është atentati mafioz në Rinas, ku një nga viktimat ishte Muçi Shaljani, i njohur me nofkën “Sheqeri”. Shaljani, ndonëse punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, shoqërohej ngushtë me Gilmando Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit. Të dy kishin udhëtuar drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe, menjëherë pasi u kthyen, u qëlluan me breshëri sapo dolën nga aeroporti.

Efektivë të policisë së shtetit në krim, saga vazhdon
Muçi Shaljani

Një tjetër rast që zbulon përfshirjen e ish-efektivëve në aktivitet kriminal është vendosja e eksplozivit në një biznes në Kamëz. Nga hetimet rezultoi se Jeton Lami, ish-oficeri i Operacionales dhe personi që ndihmoi në arratinë e “mbretit të kumarit” Ervis Martinaj, si dhe i fundit që e takoi para zhdukjes së tij, u arrestua gjatë operacionit policor “Motivi”. Në bashkëpunim me kushëririn e tij Ervis Lami dhe dy persona të tjerë, ai dyshohet se shpërtheu me tritol një lokal në Kamëz, pasi pronari nuk kishte paguar gjobën prej 500 mijë eurosh.

Efektivë të policisë së shtetit në krim, saga vazhdon
Jeton Lami

Më herët, janë regjistruar dhjetëra raste ku edhe drejtues të lartë të policisë janë arrestuar për bashkëpunim me struktura kriminale. Një prej tyre është ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, i arrestuar me urdhër të SPAK në korrik të vitit 2023. Prokuroria i sekuestroi 1 milion euro pasuri, ndërsa në dosjen “Metamorfoza”, Bistri rezulton të ketë komunikuar vazhdimisht me Pëllumb Gjokën, një biznesmen i arrestuar për ushtrim të paligjshëm të lojërave të fatit në Tiranë.

Efektivë të policisë së shtetit në krim, saga vazhdon
Oltion Bistri

Sipas përgjimeve në dosjen e SPAK, Dedan Gjoni, shefi i krimeve të komisariatit nr. 6, i arrestuar më 21 nëntor 2023, ka shërbyer si informator për persona të lidhur me botën e krimit. Mes tyre ishte edhe Dritan Rexhepi, një nga më të kërkuarit në Shqipëri dhe i konsideruar si "mbreti shqiptar i kokainës".

Efektivë të policisë së shtetit në krim, saga vazhdon
Dedan Gjoni

Një tjetër rast është ai i Dritan Metajt, ish-shefit të komisariatit të Kurbinit, i arrestuar më 9 tetor 2023 gjatë një megaoperacioni të zhvilluar nga SPAK. Metaj dyshohet se transportonte anëtarë të grupeve kriminale duke përdorur pozitën e tij zyrtare për t’i lëvizur pa kontroll. Ai rezulton të ketë luajtur rol kyç në trafikun e drogës, në vijimësi të operacionit “Flakë në Det”. Nga hetimet janë zbuluar dhjetëra komunikime mes Metajt, Gëzim Çelës dhe dy të kërkuarve të tjerë.

Efektivë të policisë së shtetit në krim, saga vazhdon
Dritan Metaj

Edhe rasti i Jaeld Çelës, ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, mbetet ndër më të komentuarit. Ai u vetëdorëzua në maj 2020, pasi u hetua për trafik droge dhe favorizim të grupit të vëllezërve Habilaj gjatë viteve 2015-2016, në kohën kur ministri i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

Efektivë të policisë së shtetit në krim, saga vazhdon
Jaeld Çela

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka ngritur vazhdimisht shqetësimin për përfshirjen e policisë në struktura kriminale. Megjithatë, paralajmërimet e tij duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi qeveria dhe ministrat e Brendshëm jo vetëm që kanë kundërshtuar publikisht këto deklarata, por nuk kanë marrë masa konkrete për pastrimin e strukturës policore. Kujtojmë se edhe sot, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, i është sekuestruar telefoni nga SPAK.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme