Kronika 15 November 2025, 21:58 Nga VNA

Edison Tirana, 42-vjeçari përfundon në spital pas sulmit brutal në Koplik; 5 plumba në makinë

Ndaje në Whatsapp
Edison Tirana, 42-vjeçari përfundon në spital pas sulmit brutal

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në rrugën Shkodër Hani i Hotit. Mësohet se Edison Tirana 42-vjeçari u dhunua me sende të forta dhe gjatë konfiktit, është qëlluar me armë drejt automjetit.

 Sipas njoftimit të Policisë, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup shtetasi Edison Tirana, 42 vjeç, banues në Bericë. Sipas të dhënave të para, plagët dyshohet të jenë shkaktuar me sende të forta.

Nga hetimet paraprake rezulton se 42-vjeçari është përfshirë në një konflikt në hyrje të qytetit të Koplikut, ku disa persona e kanë goditur në mënyrë të përsëritur me sende të forta. Mësohet gjithashtu se gjatë konfliktit autorët kanë qëlluar edhe me armë zjarri, por deri më tani nuk raportohet për të lënduar nga të shtënat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e personave të përfshirë dhe dokumentimin ligjor të rastit. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera për motivet e ngjarjes, por dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta.

Hetimet vijojnë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme