Kronika 29 November 2025, 09:45 Nga VNA

E vrau familja për “nder”: Rast tronditës i 18-vjeçares siriane në Holandë

Ndaje në Whatsapp
E vrau familja për “nder”: Rast tronditës i

Një krim tronditës është zbuluar në Holandë, ku viktimë ishte 18-vjeçarja siriane Ryan Al-Jayar, e cila dyshohet se u vra nga dy vëllezërit e saj me urdhër të babait. Sipas autoriteteve, motivi i krimit lidhet me “nderin familjar”, pasi e reja dyshohet se kishte një partner, gjë që babai i saj e konsideronte turp.

Ryan u largua nga shtëpia e familjes në Jura më 22 maj 2024. Gjashtë ditë më vonë, trupi i saj u gjet në një kënetë në Lelystad, i lidhur me shirit ngjitës — me duar e këmbë të lidhura dhe me gojën të mbuluar. Ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan gjurmë të ADN-së së babait nën thonjtë e saj, duke treguar se vajza kishte rezistuar.

Dy vëllezërit, Mohammed (23) dhe Muhannad (25), u paraqitën para gjykatës këtë të enjte pasi u arrestuan nga policia holandeze. Ata pretendojnë se krimin e ka kryer babai i tyre, i cili është larguar drejt Sirisë.

Ndërkohë, babai ka dërguar dy email-e gazetës holandeze De Telegraaf, duke marrë përsipër përgjegjësinë dhe duke deklaruar se djemtë e tij janë të pafajshëm. Por prokuroria i ka hedhur poshtë deklaratat e tij, duke theksuar se ka prova se ai vetë ka urdhëruar rrëmbimin dhe vrasjen e vajzës.

Babai pritet të gjykohet në mungesë, ndërsa procesi ndaj dy vëllezërve ka filluar, me akuzën e pjesëmarrjes në një krim të parapërgatitur nderi.

Ngjarja ka shkaktuar indinjatë të madhe në Holandë, duke ringjallur debatin për krimet e nderit dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës brenda familjes.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme