Kronika 12 September 2025, 16:01 Nga VNA

E rëndë në Durrës/ 43 vjeçari ndërroi jetë pasi ra në kontakt me korrentin e shtyllës së dëmtuar

Ndaje në Whatsapp

E rëndë në Durrës/ 43 vjeçari ndërroi jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e djeshme në lagjen nr. 6 pranë stadiumit në Durrës, ku një 43-vjeçar humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, teksa po kalonte në një rrugë të përmbytur nga uji.

Viktima, Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve, dyshohet se ka prekur një shtyllë elektrike ndriçimi, brenda së cilës ndodheshin kabuj të zhveshur. Kontakti me rrymën rezultoi fatal për të.

Pamjet dhe dëshmitë nga vendngjarja tregojnë se Kaloshi bie menjëherë në tokë pas goditjes nga rryma, ndërsa kalimtarët që tentuan t’i vijnë në ndihmë, u tërhoqën për shkak të rrezikut të lartë nga energjia elektrike.

Sipas banorëve dhe bizneseve të zonës, shtylla e dëmtuar ishte raportuar prej më shumë se një jave si një rrezik potencial, por autoritetet përgjegjëse nuk kishin marrë asnjë masë. Në mëngjesin e 11 shtatorit, neglizhenca rezultoi fatale, duke i marrë jetën një burri dhe duke lënë tre fëmijë pa baba.

Ngjarja ka ngjallur zemërim dhe tronditje në opinionin publik, ndërsa pritet reagimi i institucioneve përgjegjëse për të hedhur dritë mbi shkaqet dhe për të vënë përpara përgjegjësisë personat që kanë neglizhuar situatën.

E rëndë në Durrës/ 43 vjeçari ndërroi jetë

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme