Kronika 31 January 2026, 17:53 Nga VNA

E qëlluan me armë pasi ngacmoi të dashurën e një personi, ndërron jetë në spital 45-vjeçari nga Durrësi

Ndaje në Whatsapp

E qëlluan me armë pasi ngacmoi të dashurën e një

Denis Çumani, 45-vjeçari nga Shijaku, i cili u qëllua më armë zjarri mbrëmjen e 27 janarit ndërroi jetë ditën e sotme në spital pasi nuk mundi tu mbijetonte plagëve.

Ai ndodhej në gjendje të rëndë prej disa ditësh.

Sipas policisë kushërinjtë Dorian dhe Indrit Ferra i shkuan në shtëpi Çumanit dhe pasi e dhunuan e qëlluan me armë zjarri duke e lënë të plagosur.

Policia thotë se shkak i konfliktit ishte një vajzë, e cila ishte në një lidhje Dorian Ferrën ndërkohë që Çumani i shkruante mesazhe.

Vajza ka marrë disa mesazhe radhazi nga Çumani teksa ndodhej me Ferrën në një lokal. Ai e ka percjellë atë në shtëpi dhe bashkë me kushëririn ka shkuar tek banesa e Çumanit duke e lënë të plagosur, i cili per fat të keq ndërroi jetë në spital.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme