Kronika 11 Tetor 2025, 09:57 Nga VNA

E përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt, britanikja Harriet Bridgeman kërkon të mos ekstradohet në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
E përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt, britanikja Harriet

Harriet Bridgeman akuzohet nga Prokuroria e Lezhës si e përfshirë në grupin e vëzhgimit  ardhur nga Anglia në vrasjen e Ardian Nikulajt në 2023.

Në gjykatën Royal Court of Justice ku u zhvillua procesi aplikimit për leje për të apleuar vendimin e ekstradimit dhënë në 2024 për te, dy britanikë të tjerë dhe Edmond Haxhinë, avokati i saj ka shpalosur disa pretendime se përse ajo nuk duhet ekstraduar e u përballur me drejtësinë shqiptare.

Argumenti kryesor i dhënë ishte se Bridgeman do të përballet me kushte çnjerëzore për shkak të mungesës së infrastrukturës mjekësore të përshtatshme.

“Ekziston një rrezik real që aplikantja do t’i nënshtrohet kushteve dhe trajtimeve çnjerëzore për shkak të mungesës së pajisjeve të përshtatshme mjekësore, dhe se këto kushte do të jenë shtypëse për shkak të problemeve të saj shëndetësore.” tha avokatja e saj.

Avokatja Toënshend kundërshtoi mënyrën se si gjyqtari qe lejoi ekstradimin kishte regjistruar gjendjen e Bridgeman:

“Sipas meje, gjyqtari gaboi kur vendosi se nuk ekzistonte rrezik real i shkeljes së nenit 3; ai regjistroi gabimisht se PTSD-ja e saj nuk ishte komplekse dhe se depresioni ishte i moderuar, jo i rëndë.”

“Kjo nënvlerëson seriozitetin e sëmundjes, gjë që ka pasoja të drejtpërdrejta mbi trajtimin e nevojshëm dhe nëse Shqipëria mund të ofrojë trajtim të tillë.”

Ajo shtoi: “Gjyqtari gaboi kur arriti në përfundimin se kushtet dhe trajtimi në spitalin e Tiranës nuk përbënin rrezik për trajtim çnjerëzor apo degradues.”

Më tej në gjykatë avokatja tha “Bridgeman vuan nga PTSD komplekse dhe depresion i moderuar deri në të rëndë”.

Gjyqtari theksoi ajo nuk e kuptoi seriozitetin dhe natyrën e sëmundjes së saj, gjë që çoi në gabime të tjera në lidhje me trajtimin e kërkuar.

Ajo argumentoi se sistemi penal shqiptar, në veçanti spitali i burgut të Tiranës, nuk është i pajisur për të ofruar kujdesin e nevojshëm për shëndetin mendor të Bridgeman:

“Një nga bazat kryesore të trajtimit të këtij lloj çrregullimi është terapia e të folurit, dhe për dikë që është shtetase britanike dhe nuk flet asnjë fjalë shqip, gjendja e saj mendore ka gjasa të përkeqësohet ndjeshëm gjatë burgimit në Shqipëri.”

Sa i përket rrezikut të vetëvrasjes, ajo shtoi:

“Do të jetë shumë e vështirë për të që të komunikojë se si ndihet, apo çfarë mund të ketë ndërmend të bëjë me veten, nëse nuk mund të shprehet siç duhet me stafin e burgut.”

Bridgeman ka tentuar vetëvrasje disa herë më parë, duke përdorur: një gaz nga tubi i shkarkimit të makinës dhe një tjetër rast sasi të tepruar paracetamoli.

Ka pasur katër tentativa që nga vetë seanca për ekstradim. Avokatja me tej tregoi raportin e mjekes që përshkruante vajzën e Bridgeman si një faktor “mbrojtës”:

“Që kur vajza e saj ka jetuar me të që nga prilli, nuk ka pasur më tentativa vetëvrasjeje — nëse ajo ekstradohet, ky faktor mbrojtës hiqet dhe rreziku për vetëvrasje do të rritet.”

Thelbi i argumentit të saj për kujdesin shëndetësor nëse ekstradohet në Shqipëri ishte se:

“Në asnjë rrethanë nuk ka mjaftueshëm informacion që të tregohet se masat e nevojshme janë në vend, veçanërisht pasi ajo është shtetase britanike, nuk flet shqip dhe nuk do të ndihmohet nga stafi i burgut që nuk flet anglisht.”

 

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme