Kronika 19 April 2026, 10:57 Nga VNA

“E mori ambulanca… deri te shkallët do vejë”/ Zbardhen detajet: Si Inez Hajrulla organizoi vrasjen e Gentjan Qarrit. Kishte në shënjestër “Doqen” e “Çipurin”

Ndaje në Whatsapp
“E mori ambulanca… deri te shkallët do vejë”/

SPAK goditi pak javë më parë një prej grupeve më të rrezikshme kriminale që operonte në Vlorë, të drejtuar nga Inez Hajrulla, mëkëmbësi i Edison Harizajt, i njohur si Edison Faqedjeguri, pas vrasjes së këtij të fundit në 2018 në Durrës.

Një nga akuzat që rëndon mbi supet e tij është vrasja e Gentjan Qarrit, i njohur si Geçe, më 6 shkurt 2021 në Vlorë.

Sipas SPAK, Inez Hajrulla, bashkë me Ervis Matodashaj, dyshohen në rolin e porositësit, financuesit dhe organizatorit të vrasjes së Geçes, i cili është kushëri i Fatmir Hysenit, i njohur si Doqja, që e konsiderojnë si kundërshtarin e tyre më të fortë.

“Më datë 30 janar 2021, Ervis Matodashaj komunikon me Inez Hajrulla, ku shfaqin interesa në lidhje me vendndodhjen e shtetasve të quajtur “Doqja”, “Cipua” dhe “Geco”, me qëllim kryerjen e një vrasjeje në drejtim të grupit rival. Rezulton se shtetasi i njohur me nofkën “Doqja” është Fatmir Hyseni, me nofkën “Cipuri” njihet Armando Sulejani dhe me nofkën “Geco” njihet shtetasi Gentjan Qarri. Nga burimet e hapura rezulton se ndërmjet këtyre shtetasve dhe Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj ka një hakmarrje mes dy grupeve kriminale që ka vijuar me tentativa për të eliminuar njëri-tjetrin”, thuhet në dosjen e SPAK.

Më 31 janar 2021, Matodashaj komunikon me Inez Hajrullën, ku për shkak të konfliktit që kanë, Inezi e paralajmëron Ervisin që të ketë kujdes, pasi ka informacion nga grupi rival që mund t’i dëmtojnë.

“Ai kërkon angazhimin e Ervisit për të gjetur vendndodhjen e “Doqes”, si dhe është i interesuar për vendndodhjen e Geçes”.

Inez Hajrulla e orienton Ervisin që të komunikojë me persona të tretë që të gjejë vendndodhjen e rivalëve.

Inezi: Hiç vëlla, këtu në hotel. Kujdes mos dil fare, se gati janë ata rob… për dëm.

Ervisi: Ok vëlla.
Inezi: E ke takuar Ballin? Vije pak në linjë që të merret me atë që ka info për Doq.
Ervisi: E kam takuar, do më thotë vetë.
Inezi: I kish thënë atij që shpejt vëllezërit do bëjnë dëm, se janë këtu të gjithë dhe Cipua ka heq familjen.
Ervisi: Po i gjen dot foto?
Inezi: Atë Geçon shiko.
Ervisi: Ku rri tani, te lokali i tij, ku rrinte? S’e di kush është Geçe vëlla, duhet të mësoj ku rri.
Inezi: E ke përballë me Landin e frenave.
Ervisi: Ai Gecua e ka pas shtëpinë shpejt te pallati “Çiq”, kati 5. Do pyesësh njëherë Kokuq. Mos e njoh, e ka parë, rri aty.
Inezi: OK.

Nga komunikimet rezulton se Hajrulla dhe Matodashaj flasin me persona të tretë që kanë informacion për Geçen dhe e përgjojnë. Në një moment, Hajrulla, që ndodhet jashtë vendit, këmbëngul që të kthehet në Shqipëri me qëllim koordinimin e veprimeve për një ngjarje kriminale.

Pas ekzekutimit të Gentjan Qarrit, Inez Hajrulla dhe Matodashaj zhvillojnë biseda ku interesohen në mënyrë të drejtpërdrejtë për largimin e mjetit të përdorur në ngjarje, reagimin dhe veprimet e forcave të policisë, si dhe faktin nëse viktima ka ndërruar jetë (Gentjan Qarri fillimisht mbeti i plagosur dhe ndërroi jetë në spital).

Ervisi: Atë e mori ambulanca.

Inezi: Deri te shkallët do vejë, po e ka marrë ambulanca.
Ervisi: Thjesht po bëjnë pika.
Inezi: Mbaroi ai vëlla.
Ervisi: Këta (policia) po kërkojnë golf.
Inezi: Po ça thua, kanë ngatërruar makinë, mu te Milano janë ata.
Ervisi: Kush ka ngatërruar makinën?
Inezi: Shteti, në vend të makinës së saktë kanë thënë golf.
Inezi: Hajde rrimë bashkë. Ku do venë ata, s’është mirë t’i sjellin këtu, të venë në hotel aty.
Ervisi: Jam me Spicin poshtë, s’po thotë gjë. Mos mbajmë kobure me vete, se mos na ndalojnë. E dogjën makinën.
Inezi: Se si s’më kanë shkruar.
Ervisi: Po çojnë patrulla nga SODA (Pylli i Sodës), do kenë djegur makinën.

Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj, që konsiderohet si krahu i tij i djathtë, janë në kërkim. Ata akuzohen edhe për krijim të kushteve për të kryer vrasjen e Bledar Birçaj.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme