Kronika 4 November 2025, 14:12 Nga VNA

E dashura e Elvis Dedës në GJKKO: Vrasjen e mora vesh nga televizori. Ja pse u prishën marrëdhëniet me Festim Qolin

Ndaje në Whatsapp

E dashura e Elvis Dedës në GJKKO: Vrasjen e mora vesh nga televizori.

Ish e dashura e Elvis Dedës i vrarë në Durrës u rrëfye në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i Artë”. Për vrasjen e Elvis Dedës dhe nënës së tij Fatmira, akuzohet Festim Qoli në cilësinë e urdhëruesit, ndërsa Henrik Hoxha si një prej ekzekutorëve.

“Me Elvisin jam njohur në mars 2012, përmes një shoqeje që kishte njohje me  Festim Qolin. Sapo ishte kthyer nga Holanda dhe bashkë me Festimin hapën një karburant në Shkozet. Ditën e ngjarjes ai më solli në Tiranë pasi kisha provime. Më mori më vonë dhe më ktheu në shtëpi në Durrës.

Në atë kohë mbaj mend që Ervisi ishte i shqetësuar për shkak të karburantit. Pasi ai donte ta vinte në emër të nënës së tij, ndërsa e kishin vënë në emër të Festim Qolit.

Nënën e Ervisit e kam takuar ditën e varrimit, me herët skam patur kontakt me të.

Ervisi dhe Festimi u përplasën për karburantin dhe prej atij momenti raportet e tyre nuk ishin më si më përpara”, tha dëshmitarja P.M.

Pas vrasjes së Ervis Dedës, grupi kriminal që drejtohej nga vrasësi me pagesë Nuredin Dumani vrau dhe nënën e tij, Fatmir Deda.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme