Kronika 8 November 2025, 11:55 Nga VNA

Dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 12 mln euro të Jetmir Hoxha dhe Adriatik Kalemi

Ndaje në Whatsapp

Dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, sekuestrohen pasuri me vlerë

Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro në pronësi të shtetasve Kristi Qirici alias Jetmir Hoxha dhe Adriatik Kalemi.

Pasuritë dyshohen se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme. Qirici dhe Kalemi janë kundërshtarë të përbetuar me njëri-tjetrin.

Qirici është vëllai i Edmond Papës, ndërsa Kalemi kushëri i Aleksander Sadikaj i njohur si Sanco.

Apeli, gjatë seancës së datës 24 Tetor 2025, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Sarandës për sekuestrimin e pasurive në emër të tij si:

Hotel 6-katësh, me 37 dhoma, sipërfaqe ndërtimi 248 m² për kat + garazh 440 m², në Sarandë.
Hotel 4-katësh, me 15 dhoma + lokal, sipërfaqe ndërtimi 160 m² + 80 m², në Sarandë.
Ndërsa, 53-vjeçari  Adriatik Kalemi, banues në Sarandë, është me precedentë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, trafiqeve dhe narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e vepërs penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjykata e Sarandës, me vendim të datës 31 Korrik 2025, ka vendosur sekuestro mbi pasuritë e tij, si:

Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m².
Në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m².
Në Rradhimë, Vlorë: Pasuri 36 m², pasuri 485 m² dhe pasuri 619 m².
Në Memaliaj, Tepelenë: Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një pasuri tjetër.
Pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme