Kronika 13 April 2026, 16:09 Nga VNA

Dyshohet se rrëmbyen dhe vranë 23-vjeçarin Renis Dobra, GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit

Ndaje në Whatsapp

Dyshohet se rrëmbyen dhe vranë 23-vjeçarin Renis Dobra, GJKKO

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj katër të dyshuarve si autorë të rrëmbimit dhe vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra. Bëhet fjalë për të dyshuarit Petrit Çakraj dhe vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fatjon Bushgjokaj.

Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra, ndërsa më pas është tentuar që trupi i tij të hidhej në Liqenin e Shkopetit, për ta bërë ngjarjen të dukej si aksident. Gjatë rënies së automjetit, trupi i pajetë doli jashtë tij, dhe më pas u zbardh krimi tronditës.

Dyshohet se Dobra është vrarë për çështje droge. Më herët, ai ishte arrestuar në Gjermani për drogë dhe pas lirimit ka mbërritur në Shqipëri.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme