Kronika 22 October 2025, 16:38 Nga VNA

Dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale, GJKKO urdhëron konfiskimin e 7 pasurive në Lezhë

Ndaje në Whatsapp
Dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale, GJKKO

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar konfiskimin e shtatë pasurive të kategorisë ‘Arë’, me një sipërfaqe totale prej 15,028 m², të vendosura në bregun e lumit Drin dhe në fshatin Ishull Shëngjin.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia, ky vendim erdhi pas dyshimeve se këto prona janë fituar nëpërmjet aktiviteteve kriminale.

Policia sqaron se nga pasuritë e konfiskuara, dy ndodhen në bregun e lumit Drin, ndërsa pesë të tjera në zonën e Ishull Shëngjinit.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Konfiskohen 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin.

Konfiskimi, në zbatim të vendimit të GjKKO-së, pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2.

Pasuritë e sekuestruara ndodhen 2 në bregun e lumit Drin dhe 5 në fshatin Ishull Shëngjin.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme