Kronika 11 March 2026, 14:31 Nga VNA

Dyshohet se dhunohej nga ish-bashkëshorti, 25-vjeçarja vetëhelmohet me fostoksinë dhe ndërron jetë në QSUT

Ndaje në Whatsapp

Dyshohet se dhunohej nga ish-bashkëshorti, 25-vjeçarja

Një 25-vjeçare ndërroi jetë në QSUT mbrëjen e së martës, si pasojë e vetëhelmimit me fostoksinë.

E reja është identifikuar si Xhuana Nikollaj nga Lezha me banim në Tiranë. Pas denoncimit të familjarëve të vajzës ndaj ish-bashkëshortit të saj të cilin e akuzojnë për dhunë, policia ka shpallur në kërkim Eraldo Fizi.

25-vjeçari dyshohet për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”, por deri në këto momente nuk është arrestuar.

Familjarët e vajzës preendojne se në trupin e Xhuanës kanë konstauar shenja të dhuës. Trupi I pajetë i të resë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku do ti nënshtrohet autopsisë.

Xhuana Nikollaj, e cila kishte përfunduar studimet për drejtësisë, ishte larguar nga Lezha dhe jetote me qira në Tiranë bashkë me një shoqen e saj, për shkak se ishte ndarë me Fizin.

Ditën e ngjarjes mësohet se ata janë takuar për tu sqaruar dhe me shpresën për tu rikthyer bashkë, por disa orë më vonë vajza ka shkuar në spital pa shenja jete.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme