Kronika 19 November 2025, 14:20 Nga VNA

Dyshime për pastrim parash/ Prokuroria e Vlorës sekuestron 3.5 mln euro pasuri të Agron Lamajt

Ndaje në Whatsapp

Dyshime për pastrim parash/ Prokuroria e Vlorës sekuestron 3.5 mln

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 3.5 milionë euro, në kuadër të një hetimi për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Objekt i procedimit penal janë shtetasi Agron Lamaj dhe subjekti “Rei Royal” shpk.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, masa e sekuestrimit është vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, dhe përfshin 17 pasuri, përfshirë apartamente, garazhe, njësi biznesi dhe trualla.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë:

Dy parcela me pemëtore (1000 m² dhe 600 m²) në pronësi të shtetasit A.L.;

Truall me sipërfaqe 249.5 m²;

Dy apartamente (126.6 m² dhe 143.7 m²) në pronësi të shtetasit A.L.;

Dy njësi biznesi (51.61 m² dhe 49.64 m²) në pronësi të subjektit “Rei Royal”.

Prokuroria njofton se sekuestrimi është një masë parandaluese për të garantuar procesin hetimor dhe të ardhurat nga pasuritë e përfshira në hetim.

Hetimi është zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 1329 të vitit 2022 dhe mbetet i hapur.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme