Kronika 2 April 2026, 22:57 Nga VNA

Dyshime për ngacmim seksual ndaj të miturit, shpallet në kërkim 17-vjeçari në Gjirokastër

Ndaje në Whatsapp
Dyshime për ngacmim seksual ndaj të miturit, shpallet në

Një ngjarje e dyshuar për ngacmim seksual ndaj një të mituri është vënë nën hetim nga autoritetet në Gjirokastër.

Sipas të dhënave paraprake, një fëmijë 10-vjeçar ka bërë kallëzim ndaj një 17-vjeçari, i cili dyshohet si autor. Në momentin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm edhe dy fëmijë të tjerë, të moshës 9 dhe 10 vjeç, të cilët janë identifikuar si dëshmitarë.

17-vjeçari është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindrit e tij, të vinin në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim.

I mituri që ka bërë kallëzimin pritet t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor në Tiranë, me qëllim verifikimin e plotë të pretendimeve dhe dokumentimin e çdo prove të mundshme që lidhet me rastin.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet dhe po punon për të sqaruar në detaje rrethanat e ngjarjes. Të gjithë të miturit e përfshirë i përkasin komunitetit rom.

Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë dhënë informacion shtesë, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht këtë rasti në fjalë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme