Kronika 5 May 2026, 15:25 Nga VNA

Dyshime për mashtrime dhe pastrim parash, sekuestro kompanisë “Euro Beton 2005”. Detyrim paraqitjeje për administratorin italian

Ndaje në Whatsapp

Dyshime për mashtrime dhe pastrim parash, sekuestro kompanisë

Gjykata e Tiranës i komunikoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” shtetasit italian Giovanni Telesca, administrator i kompanisë “Euro Beton 2005”, nën dyshimet për veprat penale të “mashtrimit”, “fshehjes së të ardhurave” dhe “pastrimit të parave”. Hetimet e kryera nga prokurori Bledar Valikaj zbuluan një skemë komplekse të pastrimit të parave.

“Nga tërësia e të dhënave të administruara deri në këtë fazë, krijohen dyshime të arsyeshme se shtetasi Giovanni Battista Telesca, administrator i shoqërisë “Euro-Beton 2005” sh.p.k., ka mashtruar me anë të shpërdorimit të besimit shtetasin Altin Mamica, duke përfituar në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Euro Beton 2005” sh.p.k., ku 51% të aksioneve zotërohen nga djali i tij Pietro Telesca. Gjithashtu, ai ka zhvilluar aktivitet ekonomik të pafiskalizuar, duke krijuar të ardhura të larta në rrugë të paligjshme, duke fshehur dhe shmangur detyrimet tatimore nëpërmjet mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim fitimin material për vete. Në rastin konkret, vetëm vlera e TVSH-së (tatimi mbi vlerën e shtuar) është 14.972.918 lekë”, thekson prokuroria.

Ndërkohë, u vendos sekuestrimi i kompanisë “Euro Beton 2005” sh.p.k., llogarive bankare të kësaj kompanie, si dhe llogarive bankare në emër të të dyshuarit Telesca.

Referuar dosjes hetimore, rezulton se ortakët shqiptarë të kompanisë janë Arjan Ormenaj dhe Bujar Gazheli.

Ormenaj rezulton një prej personazheve të skeduar si i përfshirë në pastrimin e parave të organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, e cila është goditur nga SPAK. Ndërsa Gazheli rezulton se përmes kompanisë së tij AMD ka përfituar fonde publike në sektorin e shëndetësisë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme