Kronika 23 January 2026, 09:19 Nga VNA

Dy vëllezër shqiptarë arrestohen në Greqi për shpërthimin me eksploziv të një diskoteke në Athinë

Ndaje në Whatsapp
Dy vëllezër shqiptarë arrestohen në Greqi për

Dy vëllezër shqiptarë, persona me precedentë penalë, janë arrestuar nga policia greke si autorë të dyshuar të shpërthimit me eksploziv në diskotekën “Jacky.O”, në rrugën Michalakopoulou të Athinës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 7 tetorit 2025.

Në pranga ranë Blerim Buci, 41 vjeç, dhe Besmir Buci, 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. Përveç akuzës për vendosje eksplozivi, ndaj tyre ishte në fuqi edhe një urdhër arresti për shkelje të kushteve kufizuese të qëndrimit, grabitje dhe shkelje të ligjeve mbi armët.

Sipas hetimeve, 32-vjeçari Besmir Buci ka qenë ekzekutori i drejtpërdrejtë i aktit. Ai dyshohet se pasi parkoi automjetin pranë diskotekës, iu afrua objektit në këmbë dhe vendosi një pajisje shpërthyese të improvizuar, të cilën e aktivizoi më pas. Menjëherë pas shpërthimit, ai u largua me automjetin ku e priste vëllai i tij, Blerim Buci. Automjeti u rezulton t’u ishte siguruar nga një bashkëpunëtor i tyre, një 44-vjeçar grek.

Gjatë kontrolleve të policisë u sekuestruan një thikë palosëse, tetë telefona celularë, një pajisje telekomandimi me ekran, dy fletore me shënime, veshje të përdorura gjatë shpërthimit, si dhe automjeti i përdorur për kryerjen e aktit.

Njëri prej të arrestuarve ka pranuar pjesërisht përfshirjen, duke deklaruar se ishte paguar 5,000 euro nga një çift që kishte konflikte të mëparshme me pronarin e lokalit. Sipas autoriteteve greke, shpërthimi ishte një “mesazh paralajmërues”, pasi autorët kishin kërkuar para për ofrimin e mbrojtjes së paligjshme, por pronari i diskotekës kishte refuzuar t’i nënshtrohej shantazhit.

Gjatë operacionit për arrestimin, 41-vjeçari Blerim Buci u gjet i fshehur në një zonë të hapur dhe rezistoi dhunshëm ndaj policisë, duke goditur efektivët me duar dhe këmbë, por u neutralizua dhe u vu në pranga.

Të dy të arrestuarit rezultojnë me një të kaluar kriminale, ku përfshihen vepra si vjedhje, grabitje, mashtrim, falsifikim, dëmtime të rënda trupore dhe shkelje të ligjeve për drogën. Ata janë dërguar tashmë pranë autoriteteve kompetente të ndjekjes penale në Greqi.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme