Kronika 24 August 2025, 21:36 Nga VNA

Dy motra humbin jetën në një aksident në aksin Sarandë-Delvinë, një tjetër e plagosur rëndë

Ndaje në Whatsapp
Dy motra humbin jetën në një aksident në aksin

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Delvinë, ku për pasojë kanë humbur jetën 2 motra, 20 dhe 22 vjeç.

Ato janë identifikuar si Ela Dhimaku, drejtuese e mjetit dhe motra e saj Rozina Dhimaku, e cila ka qenë pasagjere në automjetin tip Lancia.

Ndërkohë, është plagosur rëndë pasagjerja thetërAntonela Zhupa, e cila u transportua menjëherë drejt spitalit të Sarandës për trajtim mjekësor.

Vajzat janë përplasur përballë me një tjetër automjet tip Audi që drejtohej nga Kevi Norra.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, shërbimi zjarrfikës dhe autoambulanca. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik

Njoftimi i plotë:

Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja E. Dh., 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme