Kronika 16 September 2025, 16:55 Nga VNA

Dy skema të reja mashtrimi online zbulohen nga policia e Fierit dhe sektori i Kibernetikës

Ndaje në Whatsapp
Dy skema të reja mashtrimi online zbulohen nga policia e Fierit dhe sektori

Agjentë të infiltruar të Policisë së Fierit dhe të sektorit të Kibernetikës kanë zbuluar dy skema të reja mashtrimi online, pas një periudhe monitorimi disa javore në grupe komunikimi dhe platforma të ndryshme ku rekrutoheshin qytetarët. Të dhënat e mbledhura nga brenda këtyre skemave çuan në identifikimin e dy platformave, prej të cilave njëra tashmë është mbyllur, ndërsa tjetra ka filluar aktivitetin vetëm pak ditë më parë.

Hetuesit dyshojnë se këto skema janë të ngjashme me platformën mashtruese “XUEX”, e cila u godit pak ditë më parë në qarkun e Fierit, duke sjellë arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Policia po heton nëse këto dy skema janë pjesë e të njëjtit grup kriminal apo operojnë në mënyrë të pavarur.

Skema piramidale online funksionon përmes faqeve që ofrojnë premtime për investime të shpejta me fitime të larta. Qytetarët ftohen të investojnë shuma që fillojnë nga 1 mijë deri në 5 mijë dollarë, me premtimin për kthim shumëfish brenda një periudhe të shkurtër. Pas kryerjes së pagesës dhe dërgimit të faturës si provë, investitorët pranohen në grupe private në aplikacionin “Telegram”, ku marrin udhëzime të mëtejshme për “investimet”.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme