Kronika 10 September 2025, 22:08 Nga VNA

Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në Shkodër: Do t’ju hapim barkun me plumba

Ndaje në Whatsapp
Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në

Forcat speciale “Shqiponja” të policisë së Shkodrës janë përballur me një kërcënim të drejtpërdrejtë nga dy persona gjatë një postoblloku në hyrje të qytetit. Sipas raportimeve, dy shtetas kanë ndaluar pranë efektivëve dhe i kanë kërcënuar me fjalët “do t’ju hapim barkun me plumba”, përpara se të largoheshin.

Menjëherë pas incidentit, policia nisi ndjekjen dhe arriti të ndalojë dy personat e dyshuar, të cilët janë shoqëruar në komisariatin lokal në Shkodër. Ende nuk janë të qarta motivet pas këtij kërcënimi.

Uniformat blu po vazhdojnë hetimet dhe po marrin në pyetje të shoqëruarit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të marrë masa të mëtejshme.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme