Kronika 25 August 2025, 13:46 Nga VNA

Dy motrat vdiqën në aksident në Sarandë, shoferi tjetër i dehur, punonjës në Ministrinë e Brendshme

Ndaje në Whatsapp
Dy motrat vdiqën në aksident në Sarandë, shoferi tjetër

Detaje të tjera janë zbardhur nga aksidenti tragjik i një nate më parë, ku humbën jetën dy motrat Dhimaku në Sarandë. Sipas raportimeve ngjarja ndodhur mbrëmë në zonën e njohur si Pularia, ka ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe konsumit të alkoolit të njërit prej drejtuesve të automjetit. 

Kevi Norra, 23-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik, pas testit të alkoolit, rezultoi se Norra, i cili punon si specialist në ministrinë e Brendshme, drejtonte automjetin tip "Audi" në gjendje të dehur. Policia e Sarandës bëri me dije se testi i parë i alkoolit tregoi nivelin 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë 1.42 mg/l. 

Duke tentuar një parakalim të gabuar, automjeti i tij është përplasur kokë më kokë më makinën tip "Lancia" në të cilën ishin tre vajza. Përplasja rezultoi fatale për dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, përkatësisht 22 dhe 20 vjeçe.

Ndërkohë nga aksidenti mbeti e plagosur edhe 24-vjeçarja Antolena Zhupa. Kjo e fundit ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

23-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

I riu, Kevi Norra pas testit të alkoolit rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Sipas raportimeve ai doli përballë gjatë parakalimit, makinës ku udhëtonit tre vajza.

Përplasja rezultoi fatale për dy prej tyre, motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, përkatësisht 20 dhe 22 vjeç. Ndërkohë nga aksidenti mbeti e plagosur edhe 24-vjeçarja Antolena Zhupa, e cila po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme