Kronika 23 April 2026, 19:11 Nga VNA

Dy mjete përplasen në tunelin e Llogarasë, bllokohet qarkullimi, një i plagosur lehtë

Ndaje në Whatsapp
Dy mjete përplasen në tunelin e Llogarasë, bllokohet qarkullimi,

Dy automjete janë përplasur brenda tunelit të Llogarasë, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment rrugor.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar. Nga përplasja, një prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur lehtë dhe është transportuar në spitalin e Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka sjellë ndërprerje të përkohshme të lëvizjes së automjeteve brenda tunelit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore për menaxhimin e situatës, kryerjen e ekspertizës dhe normalizimin e qarkullimit.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme