Kronika 1 Prill 2026, 09:21 Nga VNA

Dy ish-drejtorë të AMP-së dërgohen për gjykim për punësimin e paligjshëm të Muçi Shaljanit

Ndaje në Whatsapp
Dy ish-drejtorë të AMP-së dërgohen për gjykim për

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim dy ish drejtorë të AMP-së për shkak të punësimit të paligjshëm të agjentit Muçi Shaljani, i cili u vra disa muaj më parë bashkë me Gilmando Danin në atentatin që u bë në Rinas.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.S., ish-Drejtor i Përgjithshëm i AMP dhe

dhe G.S., Drejtor i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimit mbi procedimin penal nr.8566 të vitit 2025, rezultoi se shtetasi M. S. i cili humbi jetën i qëlluar me armë zjarri në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Rinasit, pranë Aeroportit Nënë Tereza së bashku me shtetasin G.D,, ishte emëruar në mënyrë të jashtëligjshme si punonjës i Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë rezultoi se shtetasi M. Sh. u punësua në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në shkelje të Ligjit Nr.128/2021 “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore” dhe të Rregullores “Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”. Veprimet përgatitore dokumentare u kryen nga shtetasi G.S., në cilësinë e Drejtorit të Personelit dhe ato vendimmarrëse nga Drejtori i Përgjithshëm (i Komanduar) i kohës A.S.

Të dy këta shtetas me veprimet e mosveprimet e tyre kanëkonsumuar elemente të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi faktohet që në momentet e para të paraqitjes së kërkesës së shtetasit M. Sh. për punësim në AMP, kanë biseduar me njëri-tjetrin rastin e këtij shtetasi, duke kërkuar mënyra të anashkalimit të Ligjit organik Nr.128/2021 “Per Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore” dhe te Rregullores “Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”,ku janë përcaktuar qartë fazat duke filluar nga shpallja e vendeve vakante, krijimii i komisionit per vlerësimin e kandidaturës, testimet, verifikimet përfundimtare, vlerësimin e dokumentacionit të dorëzuar nga aplikanti (asnjë prej këtyre fazave nuk është aplikuar) deri nënënshkrimin e Urdhërit të punësimit i cili në përmbajtje tëtij ka motivimin “për nevoja emergjente”.

Nga deklarimet e marra ndaj drejtuesve të strukturave nëasnjë rast nuk dokumentohet as me shkrim dhe as verbalisht “nevoja emergjente” e ndonjë strukture që tregon se asnjë prej strukturave nuk ka patur apo kërkuar rekrutim punonjësish për nevoja emergjente të punës.

Shtetasi M.Sh., u punësua me një procedurë të paligjshme, në një kohë shumë të shkurtër (nga data 09.09.2025 kur u paraqit zyrtarisht kërkesa deri më datë 16.09.2025 që i janë lidhur marrëdhëniet financiare, në total 4 ditë pune, qëtregon se nuk është aplikuar asnjë prej detyrimeve ligjore tëshprehura në ligjin dhe rregulloren e AMP. Është paguar me rrogë të rregullt nga data 16.09.2025 deri në datë11.11.2025 (data e ngjarjes në rrethrotullimin e Rinasit), pa u paraqitur asnjëherë në punë, apo zhvilluar ndonjë detyrë.

Nga hetimet rezultoi se të pandehurit ishin të vetëdijshëm për procedurën ligjore dhe mungesën e kushteve dhe pavarësisht kësaj vijuan procedurën dhe futën në strukturë një person pa verifikim real dhe me dokumentacion të dyshimtë.

 

Video

Me rastin e Javës së Madhe, Arqidioqeza Metropolitane e Tiranës dhe Durrësit fton të gjithë besimtarët të marrin pjesë në Udhën e Kryqit, një nga momentet më të thella dhe prekëse të jetës shpirtërore. Postimi Të dashur vëllezër dhe motra, Me zemër të hapur ju ftojmë të merrni pjesë në një nga momentet më të thella dhe prekëse të jetës sonë shpirtërore: Udha e Kryqit. Le të ecim së bashku pas Krishtit, duke medituar mundimin e Tij, duke bashkuar dhimbjet tona me të Tijat dhe duke rigjetur shpresën që buron nga Kryqi. ? Sheshi Nënë Tereza - Tiranë ? E Premtja e Madhe, 3 Prill ?️ Ora 20:30 Prania juaj është një dëshmi feje dhe një hap drejt një bashkimi më të thellë me Zotin. Ju presim të gjithëve!

Arlind Boshku dhe Dritan Burgija kanë mbërritur në selinë e Partisë Demokratike për të kundërshtuar vendimin për përjashtimin nga grupi demokrat i këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak të Durrësit. Ata kanë kërkuar sqarime lidhur me vendimin dhe mënyrën se si është marrë ai, duke kundërshtuar përjashtimin e këshilltarëve demokratë nga grupi në këshillin bashkiak.

Bosnja mund Italinë dhe shkon në Botëror! Festë e çmendur nga tifozeria. Mijëra qytetar u mblodhën në shesh me flamuj duke kënduar e kërcyer, në një festë të çmendur që mori vëmendjen e mediave të huaja.

Turqia ka kaluar në avantazh në minutën e ‘53. Kerem Akturkoglu shënoi pas një aksioni në zonë të turqve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme