Kronika 21 April 2026, 14:37 Nga VNA

Dy iraniane shoqërohen në polici pas denoncimeve për sjellje të dyshimta ndaj fëmijëve në Tiranë

Ndaje në Whatsapp

Dy iraniane shoqërohen në polici pas denoncimeve për sjellje

Dy shtetase iraniane janë shoqëruar në Policinë e Tiranës, pas denoncimeve të qytetarëve për lëvizje të dyshimta në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas raportimeve të bëra nga qytetarët me foto dhe video në rrjetet sociale, dy gratë dyshohet se kanë tentuar të afrohen dhe të komunikojnë me fëmijë, duke ngritur dyshime mbi qëllimet e tyre dhe aludime për raste të mundshme të rrëmbimit të të miturve.

Pas këtyre sinjalizimeve, policia ka bërë identifikimin dhe shoqërimin e tyre në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ku po kryhen veprimet procedurale përkatëse.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetaset janë me inicialet M. G. dhe A. G. Autoritetet theksojnë se, deri më tani nuk ka asnjë provë që ato të kenë kryer veprime të kundërligjshme ndaj të miturve. Megjithatë verifikimet për këtë rast vijojnë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme