Kronika 18 September 2025, 12:48 Nga VNA

Dy atentate brenda tri ditëve në Shkodër, policia dyshon se Ragip Gila ekzekutoi edhe Kristjan Kolën

Ndaje në Whatsapp
Dy atentate brenda tri ditëve në Shkodër, policia dyshon se Ragip

Policia e Shtetit, pas hetimeve intensive, ka dyshime të forta se një person i vetëm qëndron pas të dyja atentateve. Ragip Gila u arrestua pas atentatit të datës 8 shtator, në të cilin humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen, Vaso Brajoviç dhe kamarierja me iniciale M.K.

Grupi hetimor ka mbledhur prova që e lidhin Gilën edhe me vrasjen e Kristjan Kolës. Përveç lidhjeve të provuara mes dy ngjarjeve, hetuesit vërejnë se autori ka vepruar në të njëjtin mënyrë në të dyja rastet, ka qenë i maskuar me skafandër dhe ka përdorur motor për t’u larguar.

Aktualisht po pritet kryerja e një ekspertize të dytë për motorin që u përdor në vrasjen e Kristjan Kolës dhe më pas u gjet i djegur. Ekspertiza synon të nxjerrë gjurmë ADN-je, të cilat do të krahasohen me ato të Ragip Gilës.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme